FOTO / Çfarë po ndodh në GJKKO? Garda kontrollon disa kuti me pajisje, në terren edhe qeni anti-eksploziv

Aktualitet

FOTO / Çfarë po ndodh në GJKKO? Garda kontrollon disa kuti me

Kontrolle të detajuara janë zhvilluar mesditën e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kontrollet janë kryer nga efektivë të Gardës së Republikës dhe kanë përfshirë disa pajisje të mbërritura në ambientet e gjykatës, të vendosura në kuti kartoni.

Gjatë verifikimeve është përdorur edhe një qen i trajnuar për identifikimin e lëndëve eksplozive dhe sendeve të tjera të ndaluara.

6ac4f8525692e.png

Derii më tani nuk raportohet për konstatimin e ndonjë pajisjeje të rrezikshme apo materiali që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë në ambientet e GJKKO-së.

Nuk janë bërë ende të ditura arsyet konkrete që kanë çuar në kryerjen e këtyre kontrolleve.

ME TE LEXUARAT