• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet motivi i vrasjes së Mikel Rrokut në Torino

17:58 : 06/10/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Dëshira për t’u çliruar nga Mikel Rroku, të cilin e konsideronin pengesë për lidhjen e tyre, si edhe interesi për banesën sociale ku ai jetonte, janë dyshimet kryesore që, sipas hetuesve, qëndrojnë pas vrasjes së 55-vjeçarit shqiptar në Torino.

Gruaja e tij 45-vjeçare dhe partneri i saj i ri, 52 vjeç, dyshohet se e kishin planifikuar vrasjen dhe më pas e kishin ekzekutuar në banesën e viktimës. Të dy janë arrestuar mëngjesin e 6 tetorit dhe ndodhen në burg me masë sigurie, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të paramenduar.

Sipas rindërtimit të bërë nga hetuesit, përgatitjet për krimin kishin nisur që në muajin maj. Çifti dyshohet se kishte shqyrtuar mënyra të ndryshme për të vrarë Rrokun, mes tyre helmimin dhe përdorimin e thikës. Në fund, sipas akuzës, sulmi u krye më 30 qershor 2026 në apartamentin ku jetonte 55-vjeçari.

Hetimet kanë çuar në dyshimin se Rroku u sulmua fillimisht nga pas dhe më pas u godit edhe kur kishte rënë në tokë. Ekzaminimet mjeko-ligjore kishin evidentuar një plagë të rëndë në kafkë, në përputhje me goditjen nga një objekt i fortë. Sipas raportimeve të sotme, autopsia dhe gjurmët e gjetura në banesë kanë qenë ndër elementet që kanë ndihmuar hetuesit në rindërtimin e dinamikës së krimit.

Trupi i Mikel Rrokut u gjet më 6 korrik, gjashtë ditë pas datës së dyshuar të vrasjes, në apartamentin e tij në katin e dytë të një pallati të banesave sociale në rrugën Verolengo 185, në Torino. Viktima ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi. Ishin fqinjët ata që njoftuan autoritetet pasi era e rëndë që vinte nga banesa ishte bërë e padurueshme.

Lexo edhe:

Vrasja e Mikel Rrokut në Itali, arrestohen gruaja italiane dhe i dashuri i saj

Saranda, krime pa ndëshkim. Kërcënime me tritol e dy të vrarë pas plagosjes së vitit 2025

Fillimisht, ndërhyrja në banesë kishte ngritur pikëpyetje për rrethanat e vdekjes. Por dëmtimet e rënda në kokë e zhvendosën menjëherë hetimin drejt pistës së vrasjes. Çështja kaloi te Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos dhe u koordinua nga prokurorja Lea Lamonaca e Prokurorisë së Torinos.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është sjellja e dy të dyshuarve pas krimit. Sipas rindërtimit të hetimit, ata kishin nisur të shqyrtonin mundësinë e largimit nga Italia dhe kishin kërkuar në internet informacione për emigrimin drejt vendeve të Amerikës së Veriut, përfshirë vende që nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Italinë.

Për hetuesit, kjo është një tjetër e dhënë që lidhet me dyshimin se krimi ishte planifikuar paraprakisht dhe se pas tij ishte menduar edhe arratisja. Prokuroria ka vlerësuar se ndaj dy të dyshuarve ekzistojnë elemente të mjaftueshme për të kërkuar masën e arrestit në burg, duke evidentuar edhe rrezikun e arratisjes dhe të përsëritjes së veprave penale.

Mëngjesin e 6 tetorit, karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos ekzekutuan urdhrin e masës së sigurisë ndaj gruas 45-vjeçare dhe burrit 52-vjeçar. Gruaja ishte bashkëshortja e Mikel Rrokut, ndërsa 52-vjeçari ishte partneri i saj i ri.

Hetimi, i cili zgjati rreth tre muaj nga zbulimi i trupit, tashmë ka hyrë në një fazë të re, ndërsa autoritetet po përpiqen të rindërtojnë në detaje rolin e secilit prej të arrestuarve dhe të gjitha fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të vrasjes.

 

Etiketa: Italimikel rrokuvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Mikel Rrokut në Itali, arrestohen gruaja italiane dhe i dashuri i saj

09:48 : 06/10/2026
AKTUALITET

Saranda, krime pa ndëshkim. Kërcënime me tritol e dy të vrarë pas plagosjes së vitit 2025

21:45 : 04/10/2026
AKTUALITET

“Jemi policë na dorëzo arin”/ Tentuan të mashtronin një person në Itali, arrestohet një shqiptar dhe një italian

13:38 : 01/10/2026
AKTUALITET

I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari

12:41 : 01/10/2026
AKTUALITET

Tentoi të vriste të atin, dënohet me burg shqiptari në Itali

09:41 : 01/10/2026
BOTA

Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA

22:30 : 30/09/2026

TË GJITHA

Zbardhet motivi i vrasjes së Mikel Rrokut në Torino

17:58 : 06/10/2026

Autoritetet greke kontrollojnë kasafortën e Mazonakis, çfarë u zbulua brenda saj

17:51 : 06/10/2026

Bedri Hamza i PDK-së: Kosova duhet të shkoj në zgjedhje

17:49 : 06/10/2026

Barazia e armëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia fillon me respektimin e të drejtave

17:26 : 06/10/2026

Shifra të pabesueshme! Shihni parashikimin e superkompjuterit të OPTA për ndeshjen e Shqipërisë

17:25 : 06/10/2026

Kos ‘frenon’ Ramën: Dy kushtet që duhet të plotësohen për t’u integruar më herët në BE

17:15 : 06/10/2026

AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

17:08 : 06/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com