Një sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll ka përfunduar me një viktimë, ndërsa shtatë nxënës të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në një shkollë në zonën e Başakşehir. Lajmin për vdekjen e një prej nxënësve e bëri të ditur ministri turk i Arsimit, Yusuf Tekin. Viktima kishte marrë plagë të rënda gjatë sulmit dhe nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve. Sipas autoriteteve, sulmi u krye nga një vajzë, nxënëse në një shkollë të mesme. Ajo kishte hyrë në ambientet e shkollës në Kayabaşı dhe sipas informacioneve zyrtare kishte sulmuar me thikë disa nxënës.