Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca përfshiu në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit shqyrtimin e miratimin e draftit të PS për hartën e re territoriale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi me ironi ka shkruar se harta territoriale e propozuar nga PS i ngjan ‘tenderave të Ramës e Belinda Ballukut’, si dhe ‘Vlora Hysenit që fikte radarët për Ergysin e saj’.
Për Bardhin, ndarja e re territoriale shuan nga harta 15 bashki për interesin personal të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat e qytetarëve.
Reagimi i Bardhit:
Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve me garanci shtetërore.
Harta territoriale e PS-së i ngjan Vlora Hysenit: ajo fikte radarët për Ergysin e saj dhe të Ramës; kjo shuan nga harta 15 bashki për pushtetin personal të Kryeministrit. Kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat e qytetarëve.
Kjo është pyetja që ngre ligji i PS-së: pse interesat e njerëzve të pushtetit gjejnë gjithmonë zgjidhje, ndërsa bashkitë e qytetarëve fshihen?
-
Kush e vendos kush qytet/qytez eshte bashki me vete apo jo… banoret sduan bashki .. duan qe te kene shkolla spitale dhe pune te sigurte se kultura ka kohe qe mendohet vetem se eshte ne tirane… nuk behet me votim keshill bashkiak … dua apo sdua… nje ytet qe nuk furnizon dot me specialist bashkine e vet ska pse te jete bashki me vete
Përgjigju









Komente
Komento