BOTA /

VIDEO/ Shpërthejnë protestat dhe në Paris, 260 mijë prindër e nxënës hedhin molotovë e gurë drejt policisë

Sipas organizatorëve, në marshimin në Paris morën pjesë rreth 260 mijë persona, ndërsa autoritetet e vlerësuan numrin e protestuesve në rreth 85 mijë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shpërthejnë protestat dhe në Paris, 260 mijë

Nxënës të shkollave të mesme, prindër dhe mësues kanë dalë në protestë në Paris, duke kërkuar më shumë financime dhe burime për arsimin.

Marshimi u zhvillua nën masa të forta sigurie, ndërsa protestuesit ngritën edhe slogane kundër represionit policor. Protesta vjen pas disa ditësh tensione dhe përleshjesh, duke shtuar presionin ndaj autoriteteve franceze.

Sipas organizatorëve, në marshimin në Paris morën pjesë rreth 260 mijë persona, ndërsa autoritetet e vlerësuan numrin e protestuesve në rreth 85 mijë.

Gjatë tubimit pati edhe përplasje me policinë. Një grup prej rreth 100 personash, të veshur me të zeza dhe me kapuçë, në stilin e “bllokut të zi”, hodhën gurë dhe objekte drejt forcave të rendit.

Policia e trazirave ndërhyri për të shpërndarë grupin, ndërsa situata mbeti e tensionuar në disa pika të marshimit.

Protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Francës, me nxënës, prindër dhe mësues që kërkojnë rritjen e mbështetjes financiare për sistemin arsimor dhe kundërshtojnë mënyrën e menaxhimit të protestave nga autoritetet./Versus.al

 

Poll