
Breshëri dronësh ranë nga qielli rus gjatë natës, teksa Ukraina ndërmori një ndër sulmet më të mëdha kundër Moskës dhe rrethinave që prej fillimit të luftës…
Të paktën dy persona humbën jetën dhe një impiant i madh nafte u godit gjatë valës së bombardimeve.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se Kievi kishte lëshuar më shumë se 650 dronë drejt kryeqytetit, shumica e të cilëve ishin rrëzuar.
Sipas autoriteteve, të paktën 7 persona ishin plagosur dhe 47 shtëpi, 4 apartamente dhe 3 automjete ishin dëmtuar.
Blogerët ushtarakë rusë pretendojnë se një cisternë nafte ishte shënjestruar në depon dhe pikën e furnizimit me karburante të Volodarskaya, më e madhja në rajonin e Moskës.
Objekti është i lidhur me rafinerinë kryesore të naftës në Moskë dhe furnizon me karburant tre aeroportet kryesore të kryeqytetit.
Sipas blogerëve ushtarakë, Kievi synonte të godiste edhe një rafineri nafte në juglindje të kryeqytetit, por mbrojtja ajrore ruse e kishte parandaluar.
Vala e re e sulmeve vjen teksa Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke lëshuar dronë e raketa çdo natë.
Mes shënjestrave të fundit ishte ura mbi lumin Dnipro në Zaporizhia, duke bllokuar qarkullimin dhe duke plagosur pesë persona. (A2 Televizion)