Ai qau, humbi, u dorëzua dhe u rikthye: Historia e Messit që përfundoi si një përrallë Dani Carvajal është pranë transferimit te Getafe, pasi klubi madrilen ka arritur marrëveshje verbale me mbrojtësin spanjoll, i cili do të bashkohet si lojtar i lirë pas largimit nga Real Madridi.
Sipas raportimeve, Carvajal e ka kryer tashmë vizitën mjekësore dhe gjithçka është gati për zyrtarizimin e transferimit.
Hapi i fundit për përfundimin e marrëveshjes është miratimi nga La Liga në kuadër të rregullave të “Financial Fair Play”. Getafe pritet ta bëjë zyrtare afrimin sapo të përfundojë kjo procedurë.
Transferimi vjen në një moment kur Getafe ka nevojë për përforcime në mbrojtje, pas dëmtimit të Femenías.
Carvajal, 34 vjeç, largohet kështu nga Real Madridi pas një periudhe të gjatë me klubin, ku fitoi trofe të shumtë dhe u shndërrua në një prej figurave kryesore të skuadrës.
Top Channel