“2 muaj me plehra”/ Banori i Kodrës së Priftit: “Mbase vijnë ta pastrojnë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.10.2026, 18:16

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën e rënduar me mbeturinat në rrugën “Violeta Manushi”, në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë.

Sipas banorit, kjo situatë vijon prej rreth dy muajsh dhe, pavarësisht ankesave, deri tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e zonës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet trotuari i mbushur me mbeturina të ndryshme, duke përfshirë kartonë, qese plastike, mbetje shtëpiake, inerte ndërtimi dhe mobilie të vjetra, mes tyre edhe një divan.

Kontejnerët e mbeturinave shihen të tejmbushur, ndërsa mbetjet janë shpërndarë edhe përreth tyre dhe deri pranë rrugës.

Për shkak të mbeturinave, një pjesë e trotuarit është e bllokuar dhe kalimtarët detyrohen të lëvizin pranë rrugës së makinave.

Banori kërkon ndërhyrjen e shërbimeve të pastrimit për largimin e mbeturinave dhe pastrimin e hapësirës publike.

“Ju lutem na ndihmoni të na e pastrojnë. Kjo situatë ka 2 muaj dhe askush nuk merr masa”, shprehet ai.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga banori, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit