Të zgjohesh në hotel dhe të mos kesh një listë me dhjetë vende për të vizituar mund të jetë pikërisht ideja e pushimeve të ardhshme. Një raport i ri për trendet e udhëtimit parashikon rritjen e asaj që quhet “anti-optimised holiday”, pushime me më pak plane, më pak destinacione dhe më shumë kohë të lirë.
Për vite, udhëtimet janë organizuar rreth idesë se duhet të shohim sa më shumë brenda pak ditësh. Muze në mëngjes, restorant në drekë, atraksion tjetër pasdite dhe një tjetër rezervim në darkë. Tani një pjesë e udhëtarëve po kërkon të kundërtën.
Sipas tendencave të publikuara për vitin 2027:
Njerëzit pritet të zgjedhin itinerare më të thjeshta dhe qëndrime më të gjata në të njëjtin destinacion. Në vend që të kalojnë tre qytete brenda pesë ditësh, mund të zgjedhin vetëm një dhe ta zbulojnë pa nxitim.
Po ndryshon edhe mënyra se si shihet luksi. Ai nuk lidhet domosdoshmërisht me një hotel më të shtrenjtë apo një program ekskluziv. Për disa udhëtarë, luks mund të jetë thjesht fakti që nuk duhet të jenë askund në një orë të caktuar. Pushimet dikur planifikoheshin që të mos humbnim asnjë minutë, tani trendi i ri na thotë se ndoshta pikërisht ato minuta bosh janë pushimi i vërtetë.