‘Mes hetimeve për korrupsion e krime financiare’/ Politico: Erion Veliaj përdor avatarin e IA për të bërë fjalime të rreme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar trazira me një video-premtim për dreka falas në shkollë për t...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar trazira me një video-premtim për dreka falas në shkollë për t...
Sot shënon një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje që tronditi sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik në...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje publike Rusisë të martën që të sigurojë transparenc&e...
Një vepër arti me vlerë disa milionë euro, me një kopertinë masive prej bronzi të projektuar nga Salvador Dali, ësht&eum...
Vdekja e një gruaje 28-vjeçare që punonte në një laborator kundër murtajës në Rusi po ngre shqetësime rreth asaj ...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni...
Wikipedia ka njoftuar se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale të operuar ...
Komisioni Europian propozon që vendet që do të anëtarësohen në Bashkimin Europian të monitorohen jo vetëm gjatë negociatave, por edhe pas anëtarësimit, me mekanizma të rinj që synojnë të garantojnë respektimin e angazhimeve të marra për shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat themelore.Sipas dokumentit, monitorimi do të nisë që nga mbyllja e negociatave dhe do të vazhdojë deri në ditën e anëtarësimit.
Nëse gjatë kësaj periudhe konstatohet regres serioz dhe masat korrigjuese nuk janë të mjaftueshme, Komisioni propozon që anëtarësimi të mund të shtyhet deri në përmbushjen e kushteve.Edhe pas hyrjes në Bashkimin Europian, traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të parashikojnë mekanizma mbrojtës më të fortë.
Komisioni propozon që periudha gjatë së cilës mund të aktivizohen klauzolat për ekonominë, tregun e brendshëm dhe drejtësinë të zgjatet ndjeshëm, ndërsa për herë të parë të krijohet edhe një mekanizëm institucional, i cili do të mbetet në fuqi për 15 vjet pas anëtarësimit.
Në rast të shkeljeve serioze të vlerave themelore të Bashkimit Europian ose të parimit të bashkëpunimit të sinqertë, Komisioni propozon që të mund të merren masa si pezullimi i fondeve europiane ose, në rastet më të rënda, pezullimi i të drejtës së votës së shtetit anëtar në Këshillin e Bashkimit Europian.Në konferencën për shtyp, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se këto masa nuk synojnë të krijojnë vende anëtare të kategorive të ndryshme, por të mbrojnë Bashkimin Europian nga regresi në reforma."Të gjitha shtetet anëtare do të gëzojnë të drejta të barabarta, edhe anëtarët e rinj.
Ne nuk duam një anëtarësim me dy nivele. Për t'iu bashkuar Bashkimit tonë, vendet duhet të përmbushin standarde shumë të larta për shtetin e së drejtës dhe duhet të jemi të sigurt se pas anëtarësimit nuk do të bien më kurrë nën këto standarde," tha ajo.Kos shtoi se Komisioni propozon ta bëjë më të lehtë ndërhyrjen kur një shtet nuk respekton angazhimet e marra."Ne duam ta bëjmë më të lehtë ndërprerjen e mbështetjes financiare ose kufizimin e të drejtave të votës. Kjo është një lloj politike sigurimi, në mënyrë që të mund të reagojmë nëse është e nevojshme.
Këto garanci do të zbatohen vetëm në rast shkeljesh," u shpreh komisionerja.Paketa parashikon gjithashtu që shtetet e reja anëtare, për një periudhë të kufizuar, të angazhohen të mos bllokojnë zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Europian për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.
Sipas Komisionit, ky model do të zbatohet fillimisht në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi, i cili do të jetë vendi i parë ku do të përfshihen këto klauzola të reja në traktatin e anëtarësimit.
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i ftuar në News24 komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Kapri theksoi se me kë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformë...
Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-territoriale, duke deklaruar se nuk do ta v...
Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë vetoje. Gjatë fjalës s...
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme projektvendimin për reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Soci...
Komisioni Europian ka publikuar komunikimin e ri për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm, duke vlerësuar ndikimin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar projektligjin e Partisë Socialiste për reformën territorial...
Një situatë e rëndë me menaxhimin e mbetjeve është denoncuar në Kuçovë nga ish-kandidati për Bashkinë, ...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit për ...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...