LIVE UPDATES
Bota

FOTO+VIDEO/ Vijojnë protestat masive në Francë, përplasje me forcat policore, qindra shkolla të bllokuara

Demonstratat u shoqëruan me përplasje me policinë në disa qytete, ndërsa në Paris autoritetet përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kishin bllokuar institucione arsimore.

6 Tetor 2026, 18:26 Nga G.M
FOTO+VIDEO/ Vijojnë protestat masive në Francë, përplasje me
pamje nga protestat në Francë

FRANCË- Qindra mijëra studentë dhe nxënës kanë dalë në rrugët e qyteteve franceze në protestë për financim më të madh të arsimit dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Demonstratat u shoqëruan me përplasje me policinë në disa qytete, ndërsa në Paris autoritetet përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kishin bllokuar institucione arsimore.

Sipas vlerësimeve të organizatorëve, rreth 450 mijë persona morën pjesë në protestat në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet e kanë vlerësuar pjesëmarrjen në mbi 250 mijë. Në Paris u raportuan rreth 100 mijë protestues sipas organizatorëve dhe 56 mijë sipas autoriteteve. Ndërkohë, rreth 900 shkolla kanë pezulluar mësimin ose janë bllokuar, ndërsa protestuesit pretendojnë se numri është më i lartë.

Mediat e huaja raportojnë, se protestave iu bashkuan studentë, nxënës, prindër, mësues dhe sindikata, ndërsa përleshje u regjistruan në Lille, Lyon, Strasburg dhe Rennes. Në kryeqytet, në tubim mori pjesë edhe lideri i Francës së Pabindur, Jean-Luc Mélenchon, i cili u prit me brohoritje nga protestuesit. Kryeministri francez Sébastien Lecornu ka dënuar përshkallëzimin e protestave dhe ka mohuar akuzat për shtypje policore.

Ai njoftoi gjithashtu pezullimin e mësimit në shkollat e mesme drejt fundit të javës, me qëllim zhvillimin e diskutimeve dhe një procesi dialogu. Qeveria ka akuzuar gjithashtu të majtën radikale për përpjekje për të përdorur protestat për qëllime politike, ndërsa ministrja e Arsimit dhe Formimit ka deklaruar se kërkesat e të rinjve duhet të dëgjohen, por ka mbrojtur edhe reagimin e policisë përballë episodeve të dhunshme.

Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, që prej nisjes së protestave janë kryer rreth 6,100 arrestime, ndërsa mbi 1,800 persona janë ndjekur penalisht. Në përleshje janë plagosur të paktën 715 efektivë policie dhe 215 adoleshentë. Protestat nisën në shtator në zonat periferike të Parisit dhe më pas u përhapën në qytete të ndryshme të Francës, duke shtuar presionin ndaj qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron në një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike./Dosja.al

france protestat


Sondazh

Poll

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka