LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e vendit. Miratohet dhe projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

• Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, ku ka marrë dy vendime të rëndësishme, duke votuar Justina Shiroka-Pulën si Presidente të Republikës së Kosovës dhe duke miratuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. • Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente me 81 vota pro, ndërsa kandidatja tjetër, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, ka marrë një votë. • Shiroka-Pula, akademike dhe aktualisht kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është propozuar për këtë post nga kryeministri Albin Kurti. • Ajo ka shërbyer më herët edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave dhe si deputete e Kuvendit të Kosovës. • Në të njëjtën seancë, deputetët kanë votuar edhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, institucionet që zhvillojnë proceset gjyqësore në Hagë për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë. • Amendamenti është miratuar me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi ka marrë 88 vota pro. • Ndryshimet në ligj janë bërë në qendër të debatit politik dhe shoqëror në Kosovë, veçanërisht pas dënimeve të ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. • Përkrahësit e ndryshimeve kanë kërkuar ndërhyrje në mënyrën se si zbatohen vendimet e Dhomave të Specializuara, ndërsa procesi është shoqëruar me protesta të veteranëve dhe mbështetësve të UÇK-së. • Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, jashtë ambienteve të Kuvendit, protestuesit dhe mbështetësit e UÇK-së kanë shpërthyer në brohorima gëzimi, duke festuar votimin e projektligjit. • Miratimi i ligjit dhe zgjedhja e Presidentes i japin fund një seance të jashtëzakonshme të shoqëruar me tensione të forta politike dhe protesta në Prishtinë.

14 artikuj për këtë temë.

38 MINUTA ME PARE

Me 88 vota pro/ Miratohet projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës me 88 vota ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Pro ndryshimeve ligjore votuan deputetët nga LVV-ja, PDK-ja, Aleanca dhe ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim. Projektligji u miratua me një amendament.

Propozimi i PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen përmban dispozita që synojnë t’ia kufizojnë mandatin lëndor, edhe kohor e edhe territorial kësaj gjykate me seli në Hagë. Ligji në fuqi i jep kompetencë gjykatës të vendosë mbi veprat penale të kryera mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, por me ndryshimet e propozuara, synohet të kufizohet juridiksioni në vepra të kryera vetëm pas luftës nga 1 korriku 1999-31 dhjetor 2000.

Projektligji përcakton edhe cilat vepra penale do të mund të gjykoheshin në Speciale. Neni 2 e kufizon juridiksionin në vepra specifike, të lidhura me nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm i organeve, indeve ose qelizave njerëzore, siç identifikohet dhe pretendohet specifikisht në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Po ashtu, edhe veprat si vrasja e paligjshme, tortura ose trajtimi mizor dhe çnjerëzor i kryer në vendet specifike të ndalimit të emërtuara shprehimisht në Raport, dhe kur akte të tilla janë kryer drejtpërdrejt ose në lidhje të menjëhershme me veprimet e marrjes së organeve.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë juridiksion lëndor mbi krimet e përgjithshme të luftës, krimet kundër njerëzimit ose dhunën politike të kryer në Kosovë që nuk përbëjnë element të drejtpërdrejtë dhe përbërës të akteve specifike të numëruara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.

Ndërkaq, neni 6 parasheh që procedurat aktive që nuk bien në juridiksionin e ri të Speciales, e po ashtu edhe aktakuzat e konfirmuara dhe gjykimet, të transferohen në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa kallëzimet penale, hetimet dhe dosjet e ndjekjes, t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës. Për personat e paraburgosur, projektligji i hartuar nga PDK-ja parasheh transferimin në Kosovë.

“Autoriteti pranues ndërmerr pa vonesë veprimet e nevojshme që personi të paraqitet para gjyqtarit kompetent jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e tij në territorin e Kosovës. Gjykata kompetente shqyrton në mënyrë të pavarur ligjshmërinë dhe nevojën e vazhdimit të privimit nga liria dhe vendos për paraburgimin ose masat alternative sipas Kodit të Procedurës Penale”, parashihet në projektligj.

Një nen tjetër përcakton që Specialja të mund t’i shqiptojë një personi të dënuar dënim me burgim në kohëzgjatje jo më të gjatë se 15 vjet. Ndërsa, neni 17 parasheh se të dënuarit me aktgjykim të formës së prerë mund të jenë subjekt i faljes individuale nga presidenti i Kosovës. Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit me 81 vjet heqje lirie./Dosja.al

39 MINUTA ME PARE

Nis seanca në Kuvendin e Kosovës për “Specialen” dhe Presidentin

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në sallë menjëherë pas dakordësisë në distancë mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e ligjit për Gjykatën Speciale dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. 

Fillimisht u votua një mocion që i lejon kuvendit të votojë në tërësi ligjin edhe pa kaluar 72 orë nga votimi në parim. Tashmë janë komisionet parlamentare që po shqyrtojnë ligjin i cili do të kalojë në seancë. 

Më pas pritet të nisë votimi për Presidentin e vendit ku kandidatë do të jenë Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha. Ndërkohë jashtë Kuvendit po vazhdon protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së dhe me kërkesën për votimin e Ligjit për Specialen./Dosja.al

40 MINUTA ME PARE

FOTOLAJM/ Kurti dhe Hamza 'ulin gjakrat', i japin dorën njëri - tjetrit

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet

KOSOVË- Pas disa ditësh tensioni, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i PDK-së Bedri Hamza i kanë dhënë dorën njëri - tjetrit në sallën e Kuvendit. 

Kuvendi po voton për ndryshimet në ligjin e Gjykatës Speciale dhe më pas për çështjen e Presidentit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Bedri Hamza

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai drejton e pranon kandidaten e propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën, për presidente të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të propozojë deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate në procesin e zgjedhjes së presidentes.

Hamza tha se kjo marrëveshje është dashur të arrihej disa ditë më herët, duke kërkuar më shumë seriozitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe për situatën institucionale në vend.

“Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin”, ka thënë Hamza.

Ai bëri të ditur se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku pritet të trajtohet edhe çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, tha Hamza.

Më tej, ai iu referua edhe propozimit të kryeministrit Kurti për kandidaten për presidente, duke paralajmëruar se PDK-ja do të procedojë me kandidaturën e Eliza Hoxhës. Zgjedhja e presidentes vjen në kuadër të përpjekjeve për të zhbllokuar situatën institucionale në vend, ndërsa palët politike janë përfshirë në negociata për arritjen e një marrëveshjeje në Kuvend./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Kurti e propozoi për Presidente të Kosovës/ Kush është Justina Shiroka Pula?

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti

KOSOVË- Akademikja Justina Shiroka Pula më 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën.

Shiroka Pula ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
  Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”. Kryetarja e re e Akademisë së Shkencave ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë të publikuar në faqen e ASHAK-ut, Shiroka Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Lincit në Aushtri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë. Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Oferta e fundit/ Kurti propozon Shiroka Pulën për presidente

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Partisë Demokratike të Kosovës ofertën e tretë për zgjedhjen e presidentit dhe kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës.

Në një konferencë për media, më pak se dy orë nga përfundimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Kurti tha se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje do t’ia votojë fillimisht ndryshimet në lexim të dytë në ligjin për Specialen, nëse PDK zotohet se merr pjesë në votim për Shiroka-Pulën.

Shiroka Pula ka qenë pjesëtare e PDK-së në të kaluarën. Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 deputete e Kuvendit të Kosovës. Vitin e kaluar, Shiroka Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Kurti propozoj dy emra të tjerë për President/ Hamza: Ai dëshiron autoritet të plotë mbi institucionet kryesore të Kosovës

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Bedri Hamza

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë të kryeministrit Albin Kurti për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë këtë mbrëmje.

Pak kohë më parë, Kurti tha se partia e tij do t’i kalojë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Gjykatën Speciale qysh sonte, nëse ajo ia voton partisë në pushtet Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president të ri të Kosovës. Hamza tha se kjo nuk është aspak serioze. Sipas tij, Kurti dëshiron autoritet të plotë mbi institucionet kryesore të Kosovës.

“Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit. Qëllimi është si ta përdorë ligjin thjesht dhe direkt për shantazh për ta arritur qëllimin politik për ta pasur një president politik dhe për ta përmbyllur plotësisht kapjen e institucioneve të shtetit”, tha ai.

Hamza tha se për herë të fundit ka komunikuar me Kurtin sot në mesditë, kur e ka njoftuar se për Partinë Demokratike të Kosovës duhet të kalojë ligji leximin e dytë dhe pastaj mund flasim dhe të kemi marrëveshje për presidentin.

“A kësaj i thonë marrëveshja? Kësaj i thonë një ligj për një çështje madhore, kombëtare, po ta votoj që ky është presidenti”, shtoi ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Kriza politike në Kosovë/ Albin Kurti propozon dy kandidatë të tjerë për president

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se partia e tij do t’i kalojë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Gjykatën Speciale që sonte, nëse ajo ia voton partisë në pushtet Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president të ri të Kosovës.

Kurti ka shprehur gatishmërinë që LVV-ja ta votojë ligjin për Specialen, para se të procedohet me votimin për presidentin e ri të Kosovës.

“Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e mandej sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja”, tha Kurti.

Ai tha se, nëse PDK pranon, partia e tij do ta thërrasë seancën e Kuvendin me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e presidentit të ri të republikës./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë/ Ramush Haradinaj: Kurti po e çon vendin në zgjedhje

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin përsëri në zgjedhje duke mos arritur marrëveshje për ligjin për Gjykatën Speciale dhe presidentin.

Në një konferencë për mediat, Haradinaj tha se është shumë e pandershme që të lihet në gjysmë miratimi i ligjit në një moment kritik për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. 

Ai e akuzoi edhe më tej kryeministrin duke thënë se po punon ta zhbëjë Kosovën.  Sipas tij, ai nuk do t’ia arrijë, pasi Kosova është më e madhe se sa Kurti të cilin e cilësoi si një "keqbërës patologjik."

“Kjo është herë e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person, i njëjti vendimmarrës. Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin...i dha një goditje të rëndë ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha Haradinaj./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Bekim Sejdiu

KOSOVË- Situata politike në Kosovë sa vjen dhe po vështirësohet, pasi Bekim Sejdiu ka deklaruar se është tërhequr nga gara për president. Reagimi i tij ka ardhur pasi kryeministri Albin Kurti, përmendi sërish emrin e tij si kandidat për president të Kosovës.

Sejdiu ka deklaruar se është tërhequr nga gara për postin e presidentit dhe se për këtë vendim ka njoftuar sërish si Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu edhe Albin Kurtin.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara”, ka thënë Sejdiu në një përgjigje për Infokus./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Kurti ofertë PDK-së: Votoni për Sejdiun president, garantoj 62 vota për Specialen

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bëri një ofertë të re PDK-së për zgjidhjen e ngërçit politik që ka përfshirë vendin. Gjatë një konference për mediat, ai tha se nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.

Kurti tha se Sejdiu mbetet kandidat dhe se i nevojiten gjysma e votave të PDK-së për ta siguruar praninë e nevojshme e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende për zgjedhjen e tij në ditën e fundit të afatit kushtetues për emërimin e presidentit të ri.

Më tej ai tha se, zgjedhja e presidentit është urgjente dhe duhet të bëhet sot, ndërsa votimi për ndryshimet në ligjin për Specialen mund të zhvillohet duke respektuar afatin kushtetues prej 72 orësh.

Albin Kurti: Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje.

Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së.

Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes. Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të zgjidhet përpara se vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ai u shpreh se pa një president të zgjedhur, Kosova mund të përballet me zgjedhje brenda pak orësh.

Ai kritikoi mungesën e bashkëpunimit me PDK-në, duke argumentuar se pavarësisht përpjekjeve për të zhvilluar takime dhe për të arritur një marrëveshje, palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Sipas tij, aktualisht janë dy çështje kryesore për t’u zgjidhur, ku e para është zgjedhja e presidentit dhe e dyta është votimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Në fund, Kurti tha se nëse presidenti zgjidhet, ai angazhohet që projektligji për Dhomat e Specializuara të kalojë të enjten.

Albin Kurti: Nuk do të mund të fillojmë të merremi me çështjen e apelit në vitin e ardhshëm, por këtë muaj. Pa president sot, vendi është në zgjedhje për muaj të tërë. Sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjëja e parë që duhet ta bëjmë është heqja e pengesave që kemi mes nesh, e kjo është çështja e presidentit.

Nuk duan as bashkëpunim, as takim. Ne katër hapa në takim të tyre, ata asnjë drejt nesh. As takohen, madje vendosin edhe ultimatume. Nga takimi i mbrëmshëm e lamë mundësinë e takimit edhe sot. Por meqë Hamza nuk do të takohet me mua. Ju e dini se unë s’kam folur në këto katër takime. Kam dashur e dua marrëveshje, por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi. Prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër përveç të ju drejtohemi kësisoj.

Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua patëm votuar Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërkaq Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së, votuam deklaratën për Hagën, e thirrëm seancën e jashtëzakonshme dhe e vendosëm si të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara, të cilin e kishim miratuar në Qeveri. Përmbyllja e këtyre ishte kur e votuam ligjin në parim, është votim parimor. Këto janë veprime konkrete që dëshmojnë bashkëpunimin në mirëbesim. Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, para tri javësh filluan të vijnë e tash po refuzojnë. Kërkojnë nga Vetëvendosje 34 vota blanko e ata vetë nuk janë as sa gjysma e Vetëvendosjes.

Ata ne duhet t’i lusim e tash as nuk mund t’i takojmë më. Bëhet fjalë që thua se e kanë një mbështetje të qytetarëve, që nuk e kanë. E kemi ne, Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Sot i kemi dy përgjegjësi konkrete, zgjedhjen e presidentit dhe votimin e ligjit. Ta zgjedhim sot presidentin dhe unë zotohem që të enjten kalon projektligji për Dhomat e Specializuara./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Hamza kërkon votimin e Ligjit për Specialen: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, është goditur Kosova!

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Bedri Hamza

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë godinës po zhvillohet protesta. Hamza është nisur drejt Kuvendit pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, e cila kërkoi thirrjen urgjente të seancës për përfundimin e votimit të ligjit.

Duke folur para gazetarëve, Hamza tha se Projektligji për Specialen duhet të kalojë sot në lexim të dytë, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë.

“Është qëndrim i përbashkët, është kërkesë që të thirret seanca dhe ligji të kalojë në lexim të dytë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, dhe as politike, dhe pse të ketë politike, kur ligji kaloi në lexim të parë, e tash të ketë në lexim të dytë?. Ne nuk jemi kundër drejtësi, por jemi për drejtësi të bazuar në fakte dhe prova. Ata janë njerëz të pafajshëm, dhe Kosova po rrezikon. Pyetja e radhës është çka për Kosovën? Kjo është goditje për Kosovën dhe popullin e Kosovës”, u shpreh Hamza./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Analiza: Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, shumë më pak e qartë është se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit pas kësaj?

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit për rastet KO256/26 dhe KO258/26, ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me nenin 82 të Kushtetutës, sipas të cilit Kuvendi shpërndahet nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës së zgjedhjes.

Pra, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, nuk nevojitet një vendim i veçantë i Kuvendit për shpërndarjen e tij - thjesht aktivizohet dispozita kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata e kishte sqaruar këtë parim edhe më herët. Në aktgjykimin e marsit 2026, ajo kishte konstatuar se dështimi për ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues çon në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Por, këtu lind një problem tjetër kushtetues: kush mbetet në krye të shtetit?

Në rrethana të zakonshme, kompetencat e presidentit do t’i ushtronte kryetari i Kuvendit, si ushtrues detyre i presidentit.

Por, në situatën aktuale, kjo zgjidhje kushtetuese është komplikuar nga fakti se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë e ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj.

Haxhiu mori detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill. Por, sipas nenit 90, paragrafit 3 të Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Kjo periudhë gjashtëmujore përfundoi të dielën, më 4 tetor.

Paqartësitë kushtetuese

Pikërisht këtu shfaqet një paqartësi që Kushtetuta nuk e adreson shprehimisht: kush i ushtron kompetencat presidenciale pasi përfundon periudha maksimale gjashtëmujore e ushtruesit të detyrës, ndërsa presidenti i ri ende nuk është zgjedhur?

Sipas interpretimeve të disa organizatave të shoqërisë civile në vend, kufiri gjashtë-mujor i nenit 90 është absolut. Në këtë lexim, Haxhiu nuk mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale vetëm për shkak se ende nuk është zgjedhur presidenti i ri.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi argumenton se, pas skadimit të këtij afati, vendi mbetet pa ushtrues detyre të presidentit.

Jakaj thotë për Radion Evropës së Lirë se kjo krijon rrezik për kaos kushtetues, sepse pa president disa detyra të rëndësishme shtetërore mund të mbeten pa u ushtruar.

“Presidenti është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nëse vendi mbetet pa president dhe pa ushtrues detyre me mandat të vlefshëm, nuk do të ketë as person që e ushtron këtë funksion”, thotë Jakaj.

Jakaj shton se ushtruesja e detyrës ishte paraparë si zgjidhje e përkohshme, gjatë së cilës partitë politike do të duhej të arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Fatkeqësisht, deri tani është parë më shumë se cilës parti i takon posti, sesa procesi dhe kriteret që duhet t’i përmbushë presidenti”, vlerëson ai.

Kështu, kjo zbrazëtirë kushtetuese krijon një problem të menjëhershëm praktik: nëse deri sot në mesnatë Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri, kush do t’i ushtronte kompetencat e tjera që Kushtetuta ia rezervon presidentit dhe kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme?

Në një analizë të publikuar më 2 tetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që shqyrton ushtrimin e detyrës së presidentit përtej kufirit gjashtëmujor, vlerësoi se Kushtetuta nuk parasheh qartë se kush i ushtron kompetencat presidenciale pas përfundimit të tij.

KDI i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit, ose palëve të tjera të autorizuara, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me ushtrimin e këtyre kompetencave pas 4 tetorit dhe autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve në rast se presidenti nuk zgjidhet.

Deri më tani, një kërkesë e tillë nuk është bërë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidentes nëse Haxhiu mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të afatit gjashtëmujor, kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme në rast të shpërndarjes së Kuvendit dhe nëse për këto çështje do t’i kërkohej sqarim Gjykatës Kushtetuese, por nuk mori përgjigje.

Gjykata Kushtetuese, deri më tani, nuk e ka zgjidhur shprehimisht këtë vakuum kushtetues, teksa, sipas KDI-së, mungesa e një mekanizmi të shprehur pasimi pas përfundimit të gjashtëmujorit krijon pasiguri për ushtrimin e kompetencave të presidentit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi disa prej këtyre kompetencave janë të nevojshme për daljen nga kriza.

Presidenti, përkatësisht ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, është ai që shpall zgjedhjet për Kuvendin dhe, pas zgjedhjeve, thërret mbledhjen e parë të legjislaturës së re.

Prandaj, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, çështja nuk është vetëm se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, por edhe se kush do ta ketë autoritetin për t’i shpallur.

Sipas Jakajt, meqenëse duket që nuk do të ketë një marrëveshje të shpejtë në mes të partive poltike, ndoshta Kuvendi është dashur që të hënën ta zhvillojë procesin e votimit për president, edhe nëse votimi do të dështonte.

“Në atë rast, ushtruesja e detyrës do të mund t’i thërriste partitë politike dhe të caktonte datën e zgjedhjeve të reja. Pas zgjedhjeve, Kuvendi i ri do të mblidhej brenda afatit kushtetues dhe do ta zgjidhte presidentin. Më pas, presidenti do të caktonte mandatarin për formimin e Qeverisë. Ky do të ishte një opsion urgjent për ta nxjerrë vendin nga bllokada”, thotë Jakaj për REL-in.

Në mungesë të një interpretimi të qartë kushtetues, kjo dilemë mund të përfundojë sërish para Gjykatës Kushtetuese./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...