web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Salla: Laborator qumështi në Tiranë, kontroll për etiketat nga 1 janari

6 Tetor 2026, 18:41, Politikë CNA

Ministri Salla: Laborator qumështi në Tiranë, kontroll për

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri me dije se së shpejti në kryeqytet do të ngrihet një laborator i qumështit.

Ndërsa fliste këtë të martë në komisionin parlamentar, Salla u shpreh se me miratimin e ligjit për kontrollet zyrtare, do të kemi edhe kontrollet për etiketimin e të gjitha produkteve të qumështit, duke filluar nga 1 janari 2027.

“Po investojmë për laboratorin e qumështit që do të jetë në Tiranë, ndërkohë me miratimin e ligjit për kontrollet zyrtare, do të kemi edhe kontrollet për etiketimin e të gjitha produkteve, që do të kemi në treg për konsumatorët. Pra nga 1 janari çdo produkt në treg do të kontrollohet për etiketimin. Nëse qumështi në etikete lexon qumësht dele, dhie, apo lope, dhe në përmbajte ka përmbajtje tjetër apo qumësht pluhur do të ketë masa ndëshkuese për çdo subjekt. I kemi lajmëruar subjektet në raport me origjinën e produkteve e deri tek qumështi pluhur, hirra e qumështit, vaji i palmës, aflatoksinës etj”, tha Salla./CNA





Lajmet e fundit nga