Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

BE-ja gati për të anëtarësuar vendet e reja, ministri Hoxha “sms” Marta Kos: Ne jemi gati, ju duhet të na mirëprisni

Shkruar nga Newsbomb
BE-ja gati për të anëtarësuar vendet e reja, ministri Hoxha
Ferit Hoxha dhe Marta Kos/ Foto ilustruese

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas komunikimit të Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, mbi përgatitjet e Bashkimit Europian për anëtarësimin e vendeve të reja. Në një postim të bërë në platformën “X”, ai thotë se Shqipëria është e gatshme të vijojë reformat dhe të punojë me vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për një rrugë të qartë drejt anëtarësimit. Komisioni Europian ka propozuar ndërkohë hapa të rinj për përgatitjen e Unionit për zgjerimin dhe për integrimin gradual të vendeve kandidate.

Sipas ministrit, përgjegjësia për procesin nuk i takon vetëm vendeve që kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së, por edhe vetë Unionit, i cili duhet të jetë i përgatitur për anëtarët e rinj. Hoxha e cilësoi zgjerimin si një proces që shkon përtej anëtarësimit të vendeve kandidate duke e lidhur atë edhe me forcimin e demokracisë, sigurisë dhe ekonomisë europiane.

Në këtë kuadër, ministri rikonfirmoi se Shqipëria do të vijojë punën për reformat dhe mbështeti idenë e një integrimi gradual, përmes hapave konkretë që mund t’i afrojnë vendet kandidate me politikat dhe tregun e BE-së.

“Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij. Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Ai ka të bëjë po aq edhe me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i mirëpritur ato”, shkruante ministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese