AKTUALITET /

Tuneli i Krrabës me kufizime për 20 ditë, ja si do të qarkullojnë automjetet

Kufizimet do të zbatohen gjatë orarit të natës, nga ora 21:00 deri në 06:00 të ditës pasardhëse, kur automjetet do të qarkullojnë vetëm përmes njërit tub.

Shkruar nga Versus

Tuneli i Krrabës me kufizime për 20 ditë, ja si do të

Tuneli i Krrabës do të kalojë në një skemë të re qarkullimi për një periudhë deri në 20 ditë, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë. Gjatë kësaj periudhe, tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ndërkohë, gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht, me të dy tubat në funksion.

Kufizimet do të zbatohen gjatë orarit të natës, nga ora 21:00 deri në 06:00 të ditës pasardhëse, kur automjetet do të qarkullojnë vetëm përmes njërit tub.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, në Tunelin e Krrabës do të jetë i pranishëm shërbimi i Policisë Rrugore gjatë gjithë intervalit të kufizimit të qarkullimit.

ARRSH thekson se skema e përkohshme do të jetë në fuqi për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, në varësi të ecurisë së punimeve./Versus.al

Poll