Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 129-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Një protestues tha se qeveria është në pushtet prej krimit dhe republika është pushtuar nga kriminelë të cilët, sipas tij, e kanë bërë të vështirë jetesën në vend. • Protestuesi theksoi se protesta është kundër çdo krimineli që ka ndërhyrë në 'xhepat e shqiptarëve'. • Gjatë fjalës së tij ai ka shpehur indinjatën në lidhje me situatën politike në vend ku ka thënë se qeveria është vendosur në shërbim të oligarkëve. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 129-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al
TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në protestën e 129-të në vend, ka marrë fjalën e tij në podiumin e vendosur përballë godinës së Kryeministrisë. Në fjalën e tij ai është shprehur se qeveria është në pushtet prej krimit dhe republika është pushtuar nga kriminelë të cilët, sipas tij, e kanë bërë të vështirë jetesën në vend.
Protestuesi theksoi se protesta është kundër çdo krimineli që ka ndërhyrë në 'xhepat e shqiptarëve'. Gjatë fjalës së tij ai ka shpehur indinjatën në lidhje me situatën politike në vend ku ka thënë se qeveria është vendosur në shërbim të oligarkëve.
"Kjo qeveri është në pushtet prej krimit. Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë, që na e kanë bërë të pamundur që të jetojmë në Shqipëri. Ata na kanë zaptuar nga parkingu i lagjes dhe deri në bregdet. Ne e gjejmë oligarkinë kudo te rruga Thumanë-Kashar, kudo, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve. Protesta është kundër çdo krimineli që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.", tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 129 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka vijuar marshimi drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit.
Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al