Unë jam Giorgia”/ Meloni regjistron zërin për t’u mbrojtur nga deepfake-et e krijuara me Inteligjencë Artificiale

Giorgia Meloni ka regjistruar timbrin e zërit pranë Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), njoftoi Palazzo Chigi. Me këtë hap, kryeministrja italiane synon të mbrojë zërin e saj nga imitimi dhe përdorimi i rremë i realizuar me Inteligjencë Artificiale.

Të lidhura

None found

Regjistrimi si markë zanore siguron të drejtën ekskluzive të përdorimit të zërit në të 27 vendet e BE-së. Kjo masë synon të pengojë shfrytëzimin mashtrues të zërit të Melonit për qëllime ekonomike, politike ose diplomatike.

Rrezikun e deepfake-eve, Meloni e kishte vënë në dukje majin e kaluar, pasi në rrjetet sociale u përhap një fotografi e manipuluar, ku ajo paraqitej me të brendshme, me synimin për ta diskredituar. “Deepfake-et janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo”, paralajmëronte ajo.

Kryeministrja është përballur edhe më parë me manipulime digjitale. Pesë vjet më parë, fytyra e saj u përdor në një video pornografike, ndërsa korrikun e kaluar një material i krijuar me AI e paraqiste si personazh të Romës së lashtë, ku liderët e opozitës u hidheshin luanëve.

Italia ka forcuar ndërkohë kuadrin ligjor kundër abuzimeve me Inteligjencën Artificiale. Ligji kuadër i miratuar në vitin 2025 e cilëson vepër penale shpërndarjen mashtruese të materialeve deepfake, si dhe përdorimin e AI-së në mënyrë që cenon sigurinë ose integritetin e personave.

Për manipulimin e përmbajtjeve përmes Inteligjencës Artificiale, kur shtrembërohet realiteti dhe cenohet besimi i qytetarëve, parashikohen dënime nga një deri në pesë vjet burg.

Paralelisht, në Parlament po shqyrtohet një projektligj tjetër për mbrojtjen më të gjerë të identitetit personal nga teknologjitë e Inteligjencës Artificiale, me vëmendje të veçantë ndaj deepfake-eve.


Shtuar më 6.10.2026 19:15

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetnakitbahisbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbetMadridbet girişMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetHoliganbet GirişHoliganbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast