Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Ngërçi politik në Kosovë/ Ramush Haradinaj: Kurti po e çon vendin në zgjedhje 6 Tetor, 18:22 ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Në fund ai tha se beteja për ripërtëritjen e PD-së nuk mund të fitohet vetëm nga drejtimi qendror, por kërkon funksionimin e çdo seksioni dhe angazhimin e çdo demokrati në terren.
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja duhet të ripërtërihet dhe të hapet më shumë ndaj qytetarëve, të rinjve dhe figurave të reja. Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, Berisha u ndal te qeverisja e mëparshme e demokratëve, duke përmendur rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi.
Lideri i opozitës theksoi nevojën për një parti më të hapur, më aktive dhe më të lidhur drejtpërdrejt me qytetarët, duke e lidhur këtë proces me objektivin e rikthimit të demokratëve në pushtet. Në fund ai tha se beteja për ripërtëritjen e PD-së nuk mund të fitohet vetëm nga drejtimi qendror, por kërkon funksionimin e çdo seksioni dhe angazhimin e çdo demokrati në terren.
Sali Berisha: Si arritëm ne të ngjitemi në çatinë e botës? Si arritëm?
Ne dyfishuam rrogat dhe pensionet. Ne arritëm që ato të ardhura që mblidhnim, taksa nga qytetarët, nuk i shndërronim në udhëtime me avionë personalë.
Se ato të ardhura që mblidhnim nga taksat e qytetarëve nuk i shndërronim në vetura luksoze. Nuk i shndërronim rrugët ne me çmime 8-12 herë më të larta në BE. Dhe ndërtuam rrugë ne sa kurrë ndonjëherë, 11 mijë km rrugë, dhe ja ku janë. Arritëm se i vumë fre abuzimit. Kishte zëvendësministra qeveria e mëparshme, por nuk kishin vetura. Jo, ua rritëm rrogën sa për udhëtimin dhe kursyem 40 milionë euro. Si arritëm ne? Arritëm sepse ndërtuam dhe rindërtuam 1300 shkolla, kopshte dhe objekte për arsimin.
Si arritëm ne të ngjitemi në vendin e katërt në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike për mirëqenie për qytetarët? Arritëm se investuam mbi 100 milionë euro në aparatura për spitalet tona. Pra, çfarë ishte kjo qeveri? Kjo qeveri kishte vetëm një tipar, mendonte për dhimbjen, për hallet, për problemet e qytetarëve. Kaq. Në qoftë se ti mendon për to, shqiptarët nuk do ishin sot kurrë qytetarët më të keqpaguar në Ballkan dhe në Evropë. Në vitin 2013 ishin më të mirëpaguar në rajon, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë. Kjo duhej të vazhdonte. Rritje duhet të vazhdonte të ishte mirësi për qytetarët. Rritja ekonomike duhej të vazhdonte të shndërrohej në rroga dhe pensione, të shndërrohej në shkolla, spitale, rrugë, shërbime.
Por kjo u ndërpre. Rritja ekonomike duhet të vazhdonte të nxiste prodhimin. A mund të imagjinoni ju, Shqipëria që nuk prodhonte dot një këpucë siç duhej, u bë prodhuesi i tetë në botë për këpucët. Shqipëria që njerëzit detyroheshin të rrinin në orë të tëra në pritje për shishen e qumështit, u bë eksportues qumështi.
Pse po ndalem tek këto? Për dy qëllime. E para, po ndalem si zotim që ne këtyre do u rikthehemi, por edhe si garanci që ne i bëmë njëherë këto, do i bëjmë përsëri. Ndaj dhe ne na duhet pushteti. Dhe për të ardhur në pushtet, ne duhet të ripërtërihemi. E them edhe njëherë, ata që e sollën PD-në në këtë fazë, në këmbë dhe të fuqishëm, ata që votuan kandidatët e saj në Lezhë dhe kudo në Shqipëri, ata kanë bërë një heroizëm, një shërbim të jashtëzakonshëm vendit të tyre.
Por tani koha në thërret nën moton, të ripërtërijmë PD-në, të ripërtërijmë Shqipërinë.
Është në detyrimin tonë të hapemi ndaj të rinjve, ndaj zonjave, zonjushave, ndaj vlerave kudo që janë. Çfarë është kjo braktisje e madhe e Shqipërisë?
Kjo në rrafshin e vlerave është braktisje e madhe e vlerave të Shqipërisë. Mbi 750 mijë janë këta që kanë ikur. Ndaj dhe ne duhet të hapemi. Dhe kjo nuk mjafton. Ne në çdo qelizë tonë duhet të funksionojmë. Seksionet tona duhet të jenë në këmbë. Sot më shumë se kurrë duhet fjala juaj, duhet mendja juaj, virtytet tuaja në dialog me çdo qytetar të këtij rrethi, të këtij vendi, demokrat, indiferent, socialist, çfarëdo që të jetë ai./Dosja.al
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Komisioni Evropian (KE) prezantoi të martën rregulla të reja për zgjerimet e ardh...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në re...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisionere...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë v...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar ditën e sotme se Komisioni Europian synon të jetë shum&eum...
Marta Kos STRASBURG- Komisioni Europian prezantoi këtë të martë paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zg...
Bashkia Durrës DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme projektvendimin për reformën e re territor...