web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Videomesazhi me IA/ Veliaj kapet me kopje, ja si imitoi liderët e burgosur nga Pakistani dhe Brazili

6 Tetor 2026, 19:20, Politikë CNA

Videomesazhi me IA/ Veliaj kapet me kopje, ja si imitoi liderët e burgosur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi të shfaqej këtë të martë para qytetarëve përmes teknologjisë.

Në një video-postim të krijuar me Inteligjencë Artificiale, Veliaj ndau disa mesazhe për banorët e kryeqytetit, në pamundësi për një komunikim real dhe prani në zyrë, teksa ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Veliaj duket se është frymëzuar nga raste të ngjashme ish-politikanësh që ndodheshin në qeli.

Në vitin 2023, ish-udhëheqësi pakistanez Imran Khan, i cili ndodhej në burg, përdori një "deepfake" të krijuar me Inteligjencë Artificiale për t'u bërë thirrje qytetarëve që të votonin për partinë e tij, Tehreek-e-Insaf, në zgjedhje.

Videomesazhi me IA/ Veliaj kapet me kopje, ja si imitoi liderët e burgosur

Në muajin korrik 2026, një avatar i krijuar me Inteligjencë Artificiale që përfaqësonte ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro u shfaq në ceremoninë e nisjes së fushatës presidenciale të djalit të tij, Flavio.

Videomesazhi me IA/ Veliaj kapet me kopje, ja si imitoi liderët e burgosur

Megjithatë, edhe në Shqipëri, nuk është ndonjë risi, pasi video-komunikime të ngjashme janë përdorur edhe më herët.

Kjo metodë e përdorur sot nga Erion Veliaj rikthen edhe një herë në vëmendje pretendimet e kryebashkiakut se vijon të jetë në detyrë si një funksionar i zakoshëm, duke harruar rrethanat në të cilat ndodhet, ndërsa refuzon t’i përballet drejtësisë dhe seancat gjyqësore në GJKKO./CNA

 





Lajmet e fundit nga