Dita e 129-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

6 Tetor 2026 | 19:33

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të martë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 129-të.

Si çdo pasdite, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, mori ryshfet! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të vjetra, seritë e të cilave...
18:51 | 06/10/2026

Shtohen rastet me viroza stinore, mjekët: Ka dhe raste me komplikacione

Pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e virozve të stinës kanë ardhur në rrije. Mjekët e familjes, thonë se fluksi është normal,...
18:15 | 06/10/2026

Të rinjtë braktisin bujqësinë, në Panaja tokat punohen kryesisht nga mosha e tretë

Të rinjtë po heqin dorë nga bujqësia dhe në shumë zona pranë Vlorës, përfshirë fshatin Panaja, pjesa më e madhe e tyre ka emigruar. Edhe...
18:09 | 06/10/2026