Nga integrimi gradual i vendeve kandidate, përpara anëtarësimit të plotë, te kufizimi i vetos për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian miratoi të martën paketën e re të zgjerimit të unionit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, e cila vlerësohet si pararojë në procesin e integrimit. Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, sqaroi paketën e re, ku propozohen ndryshime në mënyrën e funksionimit të unionit dhe rregulla të reja për vendet që do të anëtarësohen. Kryesore është heqja e vetos, që do të thotë se nëse deri më tani duhej vota e 27 vendeve anëtare, tashmë një votë kundër nuk e bllokon procesin e integrimit.