Shqipëria do të luajë sonte kundër San Marinos, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Rolando Maran do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë sfidë për të qenë brenda objektivit, vendi i parë në Grupin C.
Takimi do të startojë në orën 20:45 ndërsa tashmë janë bërë me dije emrat e lojtarëve që do ta nisin nga minuta e parë. Siç ishte thënë, në portë do të jetë Mario Dajsinani, ndërsa para tij do të rreshtohen: Mitaj – Gjimshiti – Ismajli - Hysaj. Ndërkaq mesfusha është e përbërë nga Pilo – Asllani - Shehu, kurse në sulm tekniku i ka besuar treshes Hoxha – Manaj – Muçi.
Kujtojmë që deri më tani, Shqipëria ka luajtur tre ndeshje, ku dy i ka fituar, ndërsa në transfertën e Finlandës u mposht 2-1. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 6 pikë, kurse San Marino në të fundit me asnjë pikë.
