Në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri një ofertë Partisë Demokratike të Kosovës. Kurti tha se nëse PDK-ja e siguron kuorumin për president, atëherë Vetëvendosje e voton në lexim të dytë projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.