Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ngërçi politik në Kosovë/ Haradinaj: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

    Si të përgatiteni për një javë produktive: Përcaktoni prioritetet dhe organizoni kohën

    Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu, Flamurtari dhe Besëlidhja sigurojnë kualifikimin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ngërçi politik në Kosovë/ Haradinaj: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve
    Kosovë

    Ngërçi politik në Kosovë/ Haradinaj: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

    October 6, 2026

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

    Në një konferencë për mediat, Haradinaj e cilësoi të pandershme që procesi i miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale të mbetet përgjysmë, veçanërisht në një moment që ai e konsideroi kritik për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Haradinaj vijoi akuzat ndaj Kurtit, duke pretenduar se kryeministri po punon për ta zhbërë Kosovën. Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të arrihet, pasi, siç u shpreh ai, Kosova është më e madhe se Kurti, të cilin e cilësoi si një “keqbërës patologjik”.

    “Kjo është herë e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person, i njëjti vendimmarrës. Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin… i dha një goditje të rëndë ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha Haradinaj.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur skena politike në Kosovë vijon të përballet me ngërç lidhur me funksionimin e institucioneve dhe çështjet që kërkojnë konsensus politik.

    Haradinaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ngërçi politik në Kosovë/ Haradinaj: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

    October 6, 2026

    Si të përgatiteni për një javë produktive: Përcaktoni prioritetet dhe organizoni kohën

    October 6, 2026

    Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu, Flamurtari dhe Besëlidhja sigurojnë kualifikimin

    October 6, 2026

    BE propozon kushte të reja për vendet kandidate, ndryshime përpara zgjerimit

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.