Pas kërkesave të njëpasnjëshme që opozita i bën ministrit të Bujqësisë për të marrë pjesë në komisionin e këtij sektori, Andis Salla vendosi t’u përgjigjej sot pyetjeve mbi standardin e ushqimeve. Çështja që mori më tepër vëmendje ishte bllokimi i mishit të gjedhit dhe të shpendëve nga Brazili. Ndryshe nga BE-ja, Shqipëria do të vazhdojë të furnizohet me mish derri nga ky shtet, por kësaj here, sipas Sallës, ky produkt do të jetë i sigurt.