Ka nisur me 'fat' përballja e Kombëtares shqiptare të Futbollit me San Marinon në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë dhe ka ngritur peshë kuqezinjtë.

Menjëherë pas golit të Asllanit, tifozët e Kombëtares shqiptare në stadium shpërthyen në brohorima gëzimi. Kuqezinjtë jenë me të njëjtën skemë formacioni si në ndeshjen me Finlandën, me disa ndryshime të vogla.

Shqipëria po luan me: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj. Në mesfushë, vendin e Ramadanit e ka marrë Julian Shehi. Dajsinani është titullar. Portieri Berisha nuk do të luajë pasi është ndëshkuar me karton të kuq. As Alen Sherri nuk do të luajë, pasi ka mbetur i dëmtuar më herët.

Trajner: Rolando Maran

San Marino po luan me: Kolombo, Xhiokondi, Rosi, Fabri, Çevoli, L. Kapikioni, Zanoni, Meloni, Xhakopeti, Saliçioni, Della Balda.

Trajner: Roberto Çevoli

Lajm në përditësim...