Zbulohet plani i trajnerit të San Marinos: Duhet të jemi ne më të inatosur se Shqipëria

Sport

Zbulohet plani i trajnerit të San Marinos: Duhet të jemi ne më

Trajneri i San Marinos, Roberto Çevoli, shpreson që lojtarët e tij të jenë më të inatosur se ata të Shqipërisë pas humbjeve që pësuan të dy skuadrat në fundjavë. San Marino u mund 4-0 nga Bjellorusia ndërsa kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-1 në Finlandë.

“Shqipëria e inatosur? Ne duhet të jemi më të inatosur se ata. Kemi humbur 4-0 një ndeshje që pasi e kemi analizuar, na ka shtuar edhe më shumë inatin. Mendoj se djemtë kanë inatin e duhur për të bërë mirë”, tha trajneri.

Ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një rotacioni. “Djemtë janë mirë, kanë rikuperuar. Por shpresojmë të bëjmë llogaritë dhe të bëjmë 11 te duhurat për ndeshjen”, tha Çevoli.

ME TE LEXUARAT