Reforma territoriale/ Guri: Nuk është reformë, por një shpopullim modern i ri i Ramës

Aktualitet

Reforma territoriale/ Guri: Nuk është reformë, por një

Sazan Guri, i ftuar në një emision televiziv, kritikoi reformën territoriale, duke argumentuar se bashkimi i njësive vendore ka cenuar identitetin, lidhjen me tokën dhe ka nxitur shpopullimin e fshatrave.

"Unë kam qenë që në krye të herës nuk u mbështetëm të plotë me këto lloj reforme në emër, po në fakt nuk është reformë, është një lloj mënyre për të shpopulluar. Edhe është një lloj mënyre për ta shpopulluar edhe më këtë vend që quhet Shqipëri.

Në mënyrë që duke zvogëluar, duke kthyer një ashpari komunat në bashki, pra ti hoqe përgjegjësinë e kryetarit që sot e ke drejtor njësie administrative. Ti hoqe dinjitetin, ti e le pa memorie këto 361 komuna që ishin më përpara dhe fshatarët treguan që në kuptimin e mirë fshati tregoi që nuk ka më lidhje me tokën e vet.

Dhe të gjithë në ndërkohë nga 2015 deri sot, ti ke një shpopullim ku fshatrat sot janë fantazma. Me portat e mbyllura, me barrat e rritura, me një pisqek a dryn te porta edhe ndonjë tek-tuk ndonjë qen që pret me mendimin sikur pret zotin se mund të vijë. Pra ti e provove me këtë reformë nga 2015 sot që e katandise atë që ngeli, në atë mënyrë organizimi që ishte në formën e një komune, që komuna ç'domethënë? Që kam mendim të përbashkët, kom-un, kam një gjë të përbashkët.

Dhe unë kam provuar që kemi çuar autobus fshatorin e Skënderbeut, e kemi çuar në një nga zonat urbane, qytet urban i vogël 2000 banorë, kur kryetari i komunës me këta 2000 banorë në një urrur i quhesh ajo, urrur këtej në linjat e Italisë si përballë nesh i bie. Dhe ata ndiheshin shumë të lumtur. Me atë tokë bujqësore, me ato prodhime, me atë blegtori, me atë bujqësi, me ato fermat e vogla pra. Komuna ka këtë vlerë. Që kur thoshte gjyshja ime, e shikon atë dritëz atje në rrëzë të Tomorrit?

Ej thosha unë, i vogël. Edhe ai është i lumtur paq aty në Mangalem të Beratit. Pra këtë gjë reforma e zhbëri, e zhbëri. Tani kërkon ta zhbëjë më. Kush më garanton mua që në qoftë se lë 46 sot, pas 2-3 vjetësh në qoftë se mund të vazhdojnë këta, këta të PS-së që duhet shpallur parti për mua, parti e krimit i pa diskutim, sepse janë provuar nga '41-shi e sot krimet që s'i ka bërë asnjë pushtues fillojnë nga romakët deri më sot.

Dhe këta kush më siguron mua që pas 2-3 vjetësh këta të marrin një nismë, një reformë tjetër, nga 46 ta çojnë 30, në mënyrë që ta zhbëjnë zonën siç e kanë zhbërë. Për shiko sa emër të bukur ka Dimali, ne u gëzuam që arritëm te Dimali që i vumë një emër historik. Tani ti e zhbën që mos të ketë më përsëritje të emrit Dimal, emër historik, emër mbretëri ilire, nuk po them fis ilir po mbretëri. Dhe ky është qëllimi që ta shpopullojë, ta bëjë pa dinjitet siç e bëri në kohën e Enverit, i la pa dinjitet fshatarët.

Dhe unë e vë re për shembull kur vijnë kështu të rinjtë andej, u them ti jo vetëm që je nga fshati, po pse them unë, sepse ty të duket që shpërtheve në Romë edhe në Athinë, të duket sikur gjete lumturinë e qytetërimit. Ndërkohë që shqiptarët kanë qenë 10 mijë vjet të qytetëruar para tyre. Po ti, meqë të la 50 vjet pa identitet Enveri në fshat me mistri, me baltë, me çizme e të tjera, dhe ty të duk Athina dhe Roma sikur çfarë ishte.

Atëherë e duke e bërë pa dinjitet, pa qenë asnjëherë njerëzore, pa memorie, pa histori, pa lidhje me tokën, pa lidhje me bujqësinë, atëherë ai do iki prapë edhe nga kjo komunë, ai do vete në Berat. Se s'mund të ngrihet ai nga Guri i Bardhë, që s'di a futet në fshatrat e Dimalit, nuk e merr shërbimin që ndihet sikur është në Urën Vajgurore, më fal në Dimal, ai i Gurit të Bardhë. Tani duke qenë se në Berat ai do ndihet qytetar i dorës së tretë, të dytë në krahasim me Beratin, ai do ta lëri atë fshat, do lëri. Në vend që shteti të paguajë se si këta të rinj akoma të mbajnë fshatin, të mbajnë lidhjen me historinë, shteti e dëbon. Kjo është pra për mua, nuk është thjesht 61, 45, po është thjesht një shpopullim modern i ri i kryeministrit Edi Rama", u shpreh Guri.

ME TE LEXUARAT