Vjedhje spektakolare në Francë, grabitet vepra 210 kg e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar

Bota

Vjedhje spektakolare në Francë, grabitet vepra 210 kg e zbukuruar me

Kopertina e një libri të realizuar nga piktori surrealist Salvador Dalí është vjedhur në një muze privat në Issoire (Puy-de-Dôme) në Fracë, mes mbrëmjes të së dielës dhe së hënës.

Kopertina e “Librit të Apokalipsit”, “një vepër arti me vlerë të madhe, është vjedhur” nga Qendra e Artit Bashkëkohor C. Karoutzos, në Issoire, thuhet në një komunikatë të shkurtër, duke konfirmuar një informacion të publikuar nga Ici Pays d’Auvergne.

Botuesi i veprave të artit, Joseph Forêt ishte, në vitin 1958, nismëtari i këtij libri, i frymëzuar nga teksti i Shën Gjonit dhe i ilustruar mbi pergamena të mëdha nga 14 prej piktorëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, ndër ta Jean Cocteau, Bernard Buffet dhe Jean Giono. Spanjolli Dalí skaliti kopertinën prej bronzi, të zbukuruar me ar, gurë të çmuar dhe guaska deti. Vetëm ajo peshon 150 kilogramë, ndërsa e gjithë vepra peshon 210 kilogramë.

Pasi u ekspozua në rreth 150 ekspozita në mbarë botën, midis viteve 1961 dhe 1972, vepra humbi për njëfarë kohe nga vëmendja e publikut. Ajo u ruajt në Zvicër dhe më pas iu shit disa blerësve japonezë. Ndërsa këta të fundit po përgatiteshin ta nxirrnin në ankand pjesë-pjesë, në vitin 2003 ajo u ble nga presidenti i një kompanie restaurimi të veprave të artit në Issoire, Christian Karoutzos.

 6ac52795ada64kopertina.jpgAsokohe, ai kishte deklaruar se libri “ishte vlerësuar me 2 milionë franga, gjë që e bënte në atë kohë librin më të shtrenjtë në botë”.

Ai kishte planifikuar të ekspozonte kopertinën dhe disa nga pergamenat në qendrën e tij të artit bashkëkohor në Issoire deri në vjeshtë dhe kohët e fundit kishte dhënë disa intervista për këtë çështje në mediat lokale.

“Bëhet fjalë për veprën e një pronari privat, i cili kishte një muze të vogël privat të artit bashkëkohor, ku ruheshin edhe vepra të tjera me vlerë më të vogël”, deklaroi kryetari i bashkisë së Issoire, Bertrand Barraud.

Dëmi është “i pallogaritshëm” dhe “kjo është vepra e një jete”, shtoi ai. Barraud tha se kishte biseduar me pronarin, “shumë të dëshpëruar, i cili shpjegon se ajo që është vjedhur është trashëgimia e Francës”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një grabitje ku hajdutët mund të kenë përdorur forcën për të hyrë, ndërsa hetimet mbi zbardhjen e saj vijojnë.

ME TE LEXUARAT