
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 129-të.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara. Në qendër të tyre është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e cilësojnë si të panegociueshme.
Një tjetër çështje e ngritur prej tyre është anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura, për të cilin protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre.
Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë dalë në protestë për të ardhmen e tyre dhe jo për çështje partiake. Susaj pati edhe një mesazh për studentët që nisën vitin akademik.
“Jemi 129 mijë herë më të motivuar se ditën e parë, do të frymëzohem më shumë. Nuk bie pre e propagandës së ndyrë qytetare.
Mos harrojmë që në kushtet që jemi, ta heqim llustrëm dhe të flasim hapur. Çdo përpjekje për forume, është përpjekje mjerane. Ditën e parë dhe sot, do vijojmë të jemi këtu, kemi dalë si qytetarë të përgjegjshëm dhe jo për parti.
/Versus.al

