Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe…”/ U shfaq në videot me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja

    Akuza për ryshfet/ Zbardhen detajet e arrestimit të administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, SPAK regjistroi numrat serialë të parave

    Lavrov: Rusia monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë dhe mbetet vigjilente

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “I jam drejtuar drejtësisë dhe…”/ U shfaq në videot me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja
    Kryesore

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe…”/ U shfaq në videot me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja

    October 6, 2026

    Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videove intime ku shfaqet së bashku me kompozitorin Adi Hila. Në një reagim publik, Lubonja thotë se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin për t’u filmuar apo që materiale intime të saj të shpërndahen dhe publikohen.

    Lubonja shprehet se është ndjerë e tradhtuar dhe kërkon që ajo të mos bëhet objekt gjykimi apo spekulimesh publike për shkak të një marrëdhënieje ku, sipas saj, kishte dhënë besimin e saj.

    “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

    Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

    Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan aktorja.

    Ajo u ka bërë thirrje mediave të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë rreth materialeve intime.

    “Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

    Opinionit publik i kërkoj të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë”, vijon reagimi.

    Lubonja bën të ditur gjithashtu se i është drejtuar drejtësisë dhe se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore deri në fund.

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

    Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.

    Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbushë zemrën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, përfundon Monika Lubonja.

    Monika Lubonja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe…”/ U shfaq në videot me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja

    October 6, 2026

    Akuza për ryshfet/ Zbardhen detajet e arrestimit të administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, SPAK regjistroi numrat serialë të parave

    October 6, 2026

    Lavrov: Rusia monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë dhe mbetet vigjilente

    October 6, 2026

    Ngërçi politik në Kosovë/ Haradinaj: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.