Konferenca Ndërkombëtare e Patriarkanës Ekumenike në Francë, i pranishëm edhe Kryepeshkopi Joani

6 Tetor 2026 | 20:19

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë detaje dhe pamje nga konferenca teksa thekson se temë ishte “Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026): Vlerësime dhe perspektiva”.

Në këtë konferencë të pranishëm janë hierarkë, përfaqësues të Kishave Orthodhokse dhe akademikë. Konferenca po zhvillohet në Chantilly të Francës nga datat 5-8 tetor. Ajo zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse, i cili u mbajt në Kretë në vitin 2016. 

“Ditën e hënë filluan punimet e Konferencës, hapjen zyrtare të së cilës e bëri Patriarku Ekumenik, Bartholomeu. Punimet e saj fokusohen në vlerësimin e dekadës që pasoi Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të vitit 2016-të dhe në shqyrtimin e perspektivave të ardhshme për unitetin dhe bashkëpunimin brenda botës orthodhokse”, thuhet ndër të tjera në postimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon Monika Lubonja: Nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, i jam drejtuar drejtësisë

Aktorja, Monika Lubonja ka reaguar lidhur me videot intime të cilat janë postuar në rrjet. Ajo thekson se nuk ka qenë në dijeni të filmimeve...
20:06 | 06/10/2026

Rishikimi i politikave të BE-së para zgjerimit, qeveria: Shqipëria konfirmohet si lider në procesin e integrimit

Qeveria ka reaguar pasi Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot “Rishikimet e Politikave përpara Zgjerimit”, duke përcaktuar kuadrin e reformave të brendshme institucionale, të qeverisjes dhe...
19:49 | 06/10/2026

Dita e 129-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të martë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 129-të. Si...
19:33 | 06/10/2026