Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E kam dashur dhe e kam besuar” Monika Lubonja i tregon derën e burgut Adi Hilës, zbardhet KALLËZIMI për DY VEPRA PENALE

Shkruar nga Newsbomb
“E kam dashur dhe e kam besuar” Monika Lubonja i tregon derën e
 

Monika Lubonja ka thyer heshtjen përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale për skandalin e videove intime, ku ajo shfaqej me kompozitorin Adi Hila. Artistja e njohur kërkon nga mediat dhe opinioni publik mos të përbaltet emri i saj.

Ajo thekson se i është përdorur nga kompozitori, ndërsa nuk e fsheh ndjenjën që kishte për të. E megjithatë në një situatë mjaft të vështirë, Lubonja ka zgjedhur rrugën e drejtësisë dhe jo vetgjyqësisë. Ajo bën me dije se ka depozituar në Gjykatë një kallëzim për Adi Hilën, ku e akuzon për dy vepra penale: Fyerje dhe ndërhyrje e padrejtë në jetën private.

Monika shpreson shumë që drejtësia të thotë fjalën e vet, ndërsa zbulon se gjithçka e ka bërë në kuadër të jetës private, me mirëbesim me kompozitorin në fjalë. Ajo ka treguar edhe kërkesën e bërë sot në dhomën penale të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“E dëmtuara akuzuese

Monika Lubonja, e bija e Koçi dhe Hane, e datëlindjes 13.4.1968, e identifikuar me letërnjoftimin nr personal G85413061N, lindur në Tiranë dhe banuese në adresë: Rruga Ali Demi, Pallati 70, Shkalla 1, Apartamenti 3.

Adresa për efekt njoftimi: Rr. Ali Demi, Pallati 70, Shkalla 1, Apartamenti 3.

I akuzuar:
Adrian Hila, i biri i Mehrramet, i datëlindjes 07.10.1970 lindur dhe banues në Tiranë dhe banues në adresën: Rruga Nikolla Tupe, shkalla 4, kati 4, apartamenti 13.

Palë e interesuar: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Baza ligjore: Neni 59 e vijues i Kodit të Procedurës Penale, Neni 119, 121 i Kodit Penal.

Akuzuar: Për veprën penale te “Fyerja” parashikuar nga neni i 119 i Kodit Penal, veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal.

Drejtuar: Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, shkruhet në kallëzim.

Reagimi i plotë i Monika Lubonjës:

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë. I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese