Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Ngërçi politik në Kosovë/ Ramush Haradinaj: Kurti po e çon vendin në zgjedhje 6 Tetor, 18:22 ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Më tej, ai tha se Bashkinë e Tiranës nuk e sheh si një post, por si një vend pune ku synon të sjellë ndryshime në qytet.
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur për jetën e tij politike, largimin nga posti i zv/kryeministrit dhe ambicies së tij për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Gjatë një interviste televizive, Braçe tha se postin e zëvendëskryeministrit nuk e kishte kërkuar vetë, por i ishte propozuar.
Deputet socialist tha se vendimin për t’u larguar nga detyra e kishte marrë vetë, duke e lidhur atë edhe me përgjegjësinë që mban për rezultatin elektoral. Braçe u shpreh se tashmë kërkon që kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës të përzgjidhet përmes një gare, ku sipas tij duhet të fitojë kandidati më i mirë.
Më tej, ai tha se Bashkinë e Tiranës nuk e sheh si një post, por si një vend pune ku synon të sjellë ndryshime në qytet. Kjo duke argumentuar se modeli i zhvillimit të Tiranës ka nevojë për ndryshim.
Erion Braçe: Jam bërë zëvendëskryeministër me të lutur. Nuk jam lutur unë. Ma kanë kërkuar. Ka disa njerëz që e dinë se ku preket tjetri dhe ia dalin në disa raste. E pranova. Edhe për të ikur nuk më hoqi njeri. Ika vetë. Unë mbaj përgjegjësi për një rezultat elektoral. Shikoj edhe ambientin. Kur nuk është më ambient skuadre, pse të rrish më atje.
Tani po kërkoj një gjë, po kërkoj garë që kjo parti ku unë kam gjithë jetën të përzgjedhë përmes garës kandidatin më të mirë për të kandiduar për të drejtuar Tiranën. Unë me këtë garën kam rënë në dashuri dhe besoj e kam shfaqur aq shumë sa të gjithë po e mohojnë garën.
Unë nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, e shikoj si vend pune. Unë dua vendin e punës, jo bashkinë, karrige, influencë. Nuk dua që nga Bashkia e Tiranës të bëhem kryeministër.
Modeli i zhvillimit të Tiranës tani ka nevojë për ndryshim. Tani është momenti më i përshtatshëm i mundshëm. Hapësirat publike, pastërti. Duhet marrë ajo që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme. E gjithë Evropa po reagon ndaj ndryshimeve klimatike. Të gjitha sipërfaqet e tepërta të betonit po i heqin. Po bëjnë diçka. Ne jo, nuk po e bëjmë./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministria ka reaguar pas shpalosjes së paketës së re të zgjerimit ku paraqitet rishqyrtimi i politikave ...
Sali Berisha LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja duhet të ripërtërihet dhe të hapet m&...
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Komisioni Evropian (KE) prezantoi të martën rregulla të reja për zgjerimet e ardh...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në re...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisionere...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë v...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar ditën e sotme se Komisioni Europian synon të jetë shum&eum...