Lajmi i fundit

Dy kandidatë për president/ Kurti: Votojmë ligjin të parin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin

Dy kandidatë për president/ Kurti: Votojmë ligjin të parin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin

Dy kandidatë për president/ Kurti: Votojmë ligjin të parin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin

20:28, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur kanë mbetur edhe më pak se katër orë para se Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kurti ka thënë se janë të gatshëm ta votojnë së pari në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, në rast se PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për president.

Kurti ka njoftuar dy kandidatë të rinj për president. Emrat e propozuar janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti - emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor. 

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se do e votojnë ligjin në lexim të dytë nëse ata (PDK) mendojnë se përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. 

“PDK-ja e refuzoi ofertën tonë që ta mbështesim Beskim Sejdiun. Besoj se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga ana e tyre, Sejdiu do të rikthehej në garë. Përveç tij, natyrisht, i kemi edhe dy emra të tjerë, të cilët gjatë këtij viti i kemi prezantuar si kandidatë për president – Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin. Të dy janë ende kandidatë, nëse ka interesim nga opozita. Propozimi më i ri është ky: meqë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po arrin të takohet me ne, le të dalë publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit – qoftë për, abstenim apo kundër. Pas këtij zotimi, ne ua votojmë leximin e dytë të ligjit, nëse ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. Ne ua votojmë ligjin dhe menjëherë pas kësaj kalojmë në votimin për presidentin”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se ndërlidhjen mes projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit e ka bërë vetë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza më 25 shtator. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco