E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Kosova

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Spahiu: Gjasat për zgjedhjen e Presidentit në momentin e fundit janë të vogla

Kosova ndodhet në orët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, por mes partive politike ende nuk ka një marrëveshje që do të shmangte shpërndarjen e Kuvendit dhe rikthimin në zgjedhje të reja.

Përplasja mes LVV-së dhe PDK-së është lidhur tashmë edhe me fatin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa në rrugët e Prishtinës vijojnë protestat kundër Gjykatës Speciale.

Reklamë

Por çfarë fshihet pas kësaj përplasjeje politike dhe a është ende i mundur një kompromis në momentin e fundit?

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve  në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi,  analisti Nexhmedin Spahiu e cilëson këtë një lojë politike dhe ngre pikëpyetje mbi përfshirjen e çështjes së Speciales në negociatat për zgjedhjen e Presidentit. Sipas tij, ndryshimet e propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk janë në interes të Kosovës, ndërsa protestat dhe përplasjet brenda PDK-së janë pjesë e një beteje më të gjerë politike.

Reklamë

Spahiu nuk përjashton mundësinë e një marrëveshjeje në momentet e fundit, por vlerëson se gjasat për zgjedhjen e Presidentit janë të vogla dhe Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Intervista e plotë

-A është e ndershme kjo lojë politike kur njëra palë thotë “më jep votat për Presidentin, të të jap votat për dhomat e personalizuara.”

Spahiu: Është lojë politike. Iniciativa për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale nuk është në interes të Kosovës. Dëmton interesat e Kosovës. Nuk i ndihmon të fajësuarit në Hagë dhe është një iniciativë e cila ka për qëllim ndoshta për të legjitimuar për së dyti herë këtë gjykatë dhe për të vënë në rrezik karrierën e kryeministrit Kurti, i cili mund të akuzohet më pas se pengon drejtësinë dhe kjo kurdo që të mëdhenjtë e politikës botërore mund të vendosin që ta arrestojnë, mund t’i dërgojnë një fletë arrest në Hagë dhe ta kenë atje dhe Albin Kurtin. Pse ai është futur në këtë lojë për zgjedhjen e Presidentit me një gjë e cila nuk është në interes të Kosovës, besoj se është gabim trashanik i tij. Por sa i takon opinionit të brendshëm, ka qenë një lojë mjeshtërore thjesht për të marrë më shumë pik ose vota në zgjedhjet të cilat na presin tani.

-Çfarë mendoni ju për atë që ka zgjedhur PDK dhe qyetarë të tjerë duke protestuar në rrugë?

Spahiu: Qëllimi i këtyre protestave është që të ndryshojë kreun e Partisë Demokratike tani kur personat e fuqishëm brenda Partisë Demokratike kanë kuptuar se edhe për një kohë relativisht të gjatë nuk do të jetë Hashim Thaçi në Kosovë, për të paktën edhe dy vjet derisa ta shqyrtojë Gjykata e Apelit dhe dëshirojnë që të marrin kreun e Partisë Demokratike, ta largojnë Bedir Hamzën. Mirëpo këtu ka një konkurrencë mes fraksionesh të ndryshme e cila bën pjesën e vet dhe kjo reflektohet me këto protesta, dhe një qëllim është që të frikësojë Albon Kurtin, për t’i marrë pushtetin me dhunë. Të gjitha këto janë një gabim kardinal i Partisë Demokratike dhe do të reflektohen në zgjedhje.

-Në rrjete sociale ka edhe qëndrime ekstreme. Nga njëra palë thuhet ta sulmojmë Parlamentin e Kosovës, nga ana tjetër thuhet t’i rrahim ata që po protestojnë në rrugë. A rrezikon kjo lloj klime që të thellojë ndarjet shoqërore apo të përligjë përdorimin e dhunës si një gjë të pranueshme?

Spahiu: Në një shoqëri, sidomos armiq të asaj shoqërie mund t’iu fryjnë ngjarjeve të ndryshme. Këtu është pronto Serbia dhe institucionet e saj të cilat përpiqen të shkaktojnë çarje të ndryshme. E vetmja bazë mbi të cilën mund të futet përçarje është baza ideologjike dhe kjo bazë ideologjike kryesisht janë dy rryma, rryma nacionaliste dhe rryma e enveristëve, të cilët janë pakicë por që në një mënyrë dominojnë jetën politike në Kosovë.

-Ju besoni që do të shkojmë drjet zgjedhjeve. Ju si besoni?

Spahiu: Shqiptarët dinë t’i bëjnë gjërat në momentin e fundit, mund të ndodhë që të zgjidhet presidenti në momentin e fundit, por gjasat janë të vogla.

Më shumë intervista

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.