web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëri-San Marino, komenti i ndeshjes

6 Tetor 2026, 20:41, Sport CNA

Shqipëri-San Marino, komenti i ndeshjes

Shqipëria përballet këtë të martë me San Marinon në “Air Albania”, në kërkim të fitores pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës.

Kuqezinjtë kanë marrë dy fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e para të Ligës së Kombeve dhe renditen të dytët me 6 pikë, një më pak se Finlanda.

Vendi i parë në grup mbetet objektivi kryesor dhe për këtë arsye Shqipërisë i nevojiten tri pikët, ndërsa një diferencë e mirë golash do të ndihmonte në renditje.

San Marino ka humbur të tri ndeshjet e para pa shënuar gol dhe renditet në fund të grupit. Skuadra e San Marinos nuk ka fituar në 17 ndeshjet e fundit ndërkombëtare, me 1 barazim dhe 16 humbje, ndërsa gjatë kësaj serie ka shënuar vetëm 6 gola dhe ka pësuar 63.

Shqipëria ka fituar të pesë përballjet direkte ndaj San Marinos pa pësuar gol, ndërsa ndeshjen e shtatorit e fitoi 3-0.


SHQIPËRI-SAN MARINO 2-1


KOMENTI 

Mbyllet ndeshja. 

93’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 2-1! Kristjan Asllani shënon me penallti dhe rikthen avantazhin e Shqipërisë. Mesfushori kompleton dopietën.

Akordohen 4 minuta shtesë.

90’- Kërkohet penallti te Shqipëria, për prekje me dorë në zonë.

89’- Pritje fantastike nga Colombo, që i mohon supergolin Asllanit.

79’- Daku i afrohet golit të avantazhit. Topi devijohet në këndore.

78’- Krosim i Hysajt në zonë, Manaj nuk ka shënjestrën e duhur dhe humb topin.

70’- Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Daku dhe Ramadani në fushë, largohen Shehu dhe Mitaj.  

66’- GOL SAN MARINO 1-1! E pabesueshme në “Air Albania”, miqtë barazojnë shifrat me Lazzari.

60’- Iluzione goli te Shqipëria. Uzuni gjuan me kokë pas krosimit të Hysajt, topi shkon mbi portë.

56’- Zëvendësimi i dytë te Shqipëria. Myrto Uzuni aktivizohet në vendin e Arbër Hoxhës.  

45'- Starton pjesa e dytë. Mehmeti merr vendin e Muçit.

Mbyllet pjesa e parë.

Akordohen 2 minuta shtesë.

45’- Shpëton porta e Shqipërisë. Dajsinani ia del të mbajë portën të paprekur, pas një gjuajtje të fortë.

41’- Ndeshje me ritëm nga Shqipëria. Provon edhe Shehu nga jashtë zone, topi devijohet dhe shkon në duart e portierit.

34’- Sulm i shpejtë nga Arbër Hoxha në të majtë. Sulmuesi provon në hyrje të zonës, por topi shkon në duart e portierit.

22’- I pafat Rey Manaj. Sulmuesi lëshon një gjuajte të fortë, e cila përplaset te shtylla.  

19’- Pasim kirurgjikal i Asllanit për Manajn, i cili nuk e kontrollon si duhet topin në zonë.

17’- Nuk ndalen sulmet e Shqipërisë. Pilo kroson në zonë, por topi largohet në momentin e fundit.

11’- GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Kristjan Asllani i mahnit të gjithë me një supergol dhe i jep avantazhin kuqezinjve.

7’- Rrezikon edhe Rey Manaj. Sulmuesi provon me një goditje të fortë, por është qendrore për portierin.

6’- Mundësi e artë për Muccin. Gjuajtja në hyrje të zonës shkon mbi portë.

5’- Asllani i afrohet golit me kokë, pas krosimit të Hysajt, por topi shkon jashtë.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga