Franca teston raketën e re bërthamore, mes tensioneve me Rusinë! I pranishëm edhe Macron

6 Tetor 2026 | 20:55

Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar se ka testuar për herë të parë raketën e re balistike M51.3, e cila lëshohet nga nëndetëset. Testimi u zhvillua në një kohë kur tensionet mes Francës dhe Rusisë janë rritur.

Raketa u lëshua në brigjet e Bretanjës dhe nuk kishte kokë bërthamore, ku i pranishëm ishte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Testimi kishte për qëllim të verifikonte nëse nëndetësja bërthamore “Le Vigilant” është gati për ta përdorur raketën, pas një procesi mirëmbajtjeje dhe modernizimi.

Ministria franceze ka bërë të ditur se raketa u lëshua pa ngarkesë dhe në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare.

Edhe pse në njoftimin zyrtar nuk përmendej Rusia, testimi ndodhi pak ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mos përshkallëzojë tensionet lidhur me Ukrainën, duke iu referuar edhe Kaliningradit, enklavës ruse të rrethuar nga Polonia dhe Lituania.

Macron tha se Franca është sot më e fortë dhe se mesazhi i saj është dërguar “qartë dhe fort”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqetësimet mjedisore, Google duhet të ndalojë punimet në qendrat e të dhënave në Finlandë

Google është urdhëruar të ndalojë përkohësisht punën në dy qendra të të dhënave në Finlandë, pasi nuk ka kryer vlerësimet e nevojshme të ndikimit mjedisor...
20:37 | 06/10/2026

Përshkallëzohen tensionet në Detin e Zi, përfshihet nga flakët anija pranë brigjeve të qytetit rus

Një anije është përfshirë nga flakët në Detin e Zi, pranë brigjeve të qytetit rus të Soçit. Nuk është e qartë nëse ka pasur naftë...
20:35 | 06/10/2026

Shakira dhe Pique në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Shakira dhe Gerard Pique u paraqitën sot në një gjykatë në Barcelonë për të diskutuar ndryshimin e kushteve të marrëveshjes së kujdestarisë me dy djemtë...
20:28 | 06/10/2026