Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të tjera.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit.
Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.
“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse ska qenë sot paradite”, ka thënë Hamza në konferencën për media pas asaj të Kurtit.
Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se qasja e deritanishme nuk është serioze, duke theksuar se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk i takon vetëm PDK-së.
"Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm Partisë Demokratike të Kosovës, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai
"Nuk mund të imponosh dhe nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt transaksioni. Nuk ka mundësi të kërkosh marrëveshje kur do të mbash gjithçka për vete. Kurti i do të gjitha institucionet për vete' tha Hamza.
© SYRI.net
Dy kandidatë për president/ Kurti: Votojmë ligjin të parin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin
FOTO/ Qytetarët ironizojnë Ballën: O Taulant, bëj presion sa të duash, parlamenti yt mbetet pa 84 vota
Berisha-Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe ato në Zvërnec