Sport

Live Shqipëri-San Marino/ Shkelmohet topi i parë në Tiranë, kuqezinjtë kërkojnë fitoren me goleadë!

Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren, teksa kërkohet edhe goleadë. Kuqezinjtë i kanë fituar të pesta përballjet kundër San Marinos, ndërsa kanë shënuar 16 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Ashtu siç e tha Maran, në portë starton Dajsinani, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Hsyaj dhe Pilo do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në sulm, Muçi dhe Hoxha do të mbështesin Manajn. Drejtësi në këtë takim do të vendosë turku Mehmet Türkmen, i cili do të mbështetet nga tre bashkëkombësit e tij në fushë dhe dy të tjerë në VAR.

Rezultati Live:

Shqipëri 0-0 San Marino

Komenti Live:

8′ Manaj godet me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Colombo.

7′ Pilo pason për Muçin, me këtë të fundit që godet me të djathtën, duke e çuar topin jashtë.

5′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Asllani godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

1′ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.