‘Meqë ra fjala, po e shkelmojmë Iranin në b....’
Kështu shkruan presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetet sociale, teksa reagoi për luftën me Iranin dhe epërsinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Trump tha se SHBA-ja ka një avantazh dërrmues ushtarak ndaj Iranit dhe deklaroi se lufta do të përfundojë ‘shumë shpejt’.
Presidenti amerikan e bëri deklaratën gjatë tubimit të tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet afatmesme, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë për të përshkruar situatën ushtarake.
Sipas Trump, epërsia ushtarake amerikane ndaj Iranit është e madhe dhe konflikti nuk do të zgjasë gjatë.

© SYRI.net