Kosova
Haradinaj: Kthehuni në seancë ta votojmë ligjin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të shkojnë në Kuvend për t’i votuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai e akuzoi kryeministrin Albin Kurti që po bën “lojëra” duke e kushtëzuar votimit e këtij ligji.
Reklamë
“Nuk ka asgjë morale, as kombëtare as njerëzore me këtë që po bën ai”, tha Haradinaj.
Ai tha se nuk duhet të lihet në gjysmë ndryshimi i këtij ligji, pasi, sipas tij, ai u përket të gjitha partive që e mbështetën në votimin e parë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




