Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrjen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa pjesëtarë të shumtë të policisë janë angazhuar në zona të ndryshme të qendrës së kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Qytetarët vazhdojnë të grumbullohen pranë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet protesta. Njësitë policore janë vendosur në disa pika rreth sheshit dhe përgjatë rrugëve që lidhen me hapësirën ku po mbahet tubimi.
Qasja në pjesën e sheshit ku ndodhen protestuesit është kufizuar, ndërsa lëvizja e qytetarëve në këtë zonë të Prishtinës po zhvillohet nën kufizime.
Ndërkohë, qytetarët vijojnë të qëndrojnë pranë Kuvendit, ndërsa policia po e përcjell situatën dhe po kontrollon hyrjet në drejtim të zonës së protestës.
Rritja e numrit të forcave të rendit ka sjellë kufizim të mëtejshëm të qasjes në shesh. Situata vazhdon të monitorohet nga afër.
