
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë në garën e kualifikueseve.
Kristjan Asllani ka zhbllokuar takimin në minutën e 11-të, me një goditje spektakolare nga distanca, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin 1-0.
Kuqezinjtë e nisën sfidën në kërkim të golit. Në minutën e 5-të, Hysaj krosoi në qendër për Asllanin, i cili provoi me kokë, por topi nuk përfundoi në kuadrat. Dy minuta më pas, Muçi tentoi nga jashtë zonës, ndërsa në të 8-ën ishte Manaj që provoi portën, por goditja përfundoi në duart e portierit.
Në minutën e 11-të erdhi edhe momenti i golit. Asllani mori topin dhe me një goditje të fortë nga distanca e dërgoi në rrjetë, duke ndezur stadiumin.
Trajneri Rolando Maran ka bërë dy ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Finlandës. Në portë është aktivizuar Dajsinani, i cili zëvendëson Berishën e pezulluar dhe Sherrin e dëmtuar, ndërsa në mesfushë Shehu ka marrë vendin e Ramadanit.
Shqipëria luan me Dajsinanin në portë; Mitajn, Ismajlin, Gjimshitin dhe Hysajn në mbrojtje; Pilon, Shehun dhe Asllanin në mesfushë; ndërsa në sulm janë Hoxha, Muçi dhe Manaj.
Kuqezinjtë kërkojnë një fitore sa më bindëse, pasi në ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të jetë vendimtar edhe golavarazhi.


