Teksa zhvillohet ndeshja Shqipëri-San Marino në stadiumin ‘Air Albania’ në kryeqytet, nuk kanë munguar edhe thirrjet në kor kundër kryeministrit Edi Rama.
Stadiumi oshëtin nga thirrjet e kuqezinjve, të cilët njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
‘Rama jepe dorëheqjen’ është refreni tashmë i njohur në çdo protestë dhe tubim që mbahet jo vetëm në Tiranë në 129 ditë rezistencë qytetare kundër kryeministrit në sheshin përballë godinës së qeverisë, por edhe në diasporën shqiptare.
© SYRI.net