Në Prishtinë vijon protesta e përnatshme kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa në natën e 21-të protestuesit kanë përsëritur kërkesën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Protesta zhvillohet në një kohë kur Kosova ndodhet edhe përballë afatit për zgjedhjen e presidentit.
Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të Policisë së Kosovës.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë sërish thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike apo sende të tjera në drejtim të policisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet votimi i ndryshimeve në ligjin për Specialen. Në protestat e ditëve të fundit, organizatorët kanë kërkuar nga Kuvendi që të procedojë dhe votojë ndryshimet e propozuara.
Protesta e 21-të zhvillohet ndërkohë që sot skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.
Nëse procesi dështon, vendi mund të përballet me një tjetër krizë institucionale dhe zgjedhje të parakohshme.
© SYRI.net
Haradinaj pas konferencës së Kurtit: E pandershme mosvotimi i ligjit, kthehuni në seancë
Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë
Dy kandidatë për president/ Kurti: Votojmë ligjin të parin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin