Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë po vijon edhe në stadiumin “Air Albania”. Një banderolë gjigante është shfaqur sërish në stadium gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.
Banderola kishte mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa ka tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve të pranishëm. Pas shfaqjes së saj, efektivë të policisë janë afruar pranë tribunës për të banderolën.












