“Situata më e rrezikshme dhe më mjerane se në komunizëm”, Aliaj: Ja çfarë po ndodh në Francë

6 Tetor 2026 | 22:01

Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në Francë nga nxënësit. Aliaj u shpreh se kjo protestë pritet që ose do të vazhdojë duke marrë më shumë mbështetje ose protestuesit do të lodhen. Sipas tij të rinjtë që po protestojnë nuk po mbështeten as nga prindërit e tyre të cilët nuk iu janë bashkuar në protesta.

“Shiko atje është një lloj lufte si të thuash civile e kamufluar në Shqipëri. Është një injorim total i pjesës që është rrjepur. Edhe plaçkësit e temporizojnë mënyra shumë të rafinara, shumë finok janë për ta për ta shty derisa të lodhen njerëzit. Tani këta o do presin të lodhin ose do mbështeten dhe nga më të shumë të tjerë që nuk po shoh të ndodhi.

Edhe kjo është paprecedent. Një popull që nuk mbështet bijtë e vetë. Unë s’kam parë, nuk kam dëgjuar ndonjëherë as nuk kam lexuar.  Unë nuk e di se si fëmija im mund të vijë, mund të ishte aty dhe unë të fle gjumë. Është skandaloze fare se si kesh fëmijën në një protestë. Ti nuk i garanton asgjë për të ardhmen e vet. Ik jep jetën. Çfarë plehre populli është ky? Domethënë çfarë prindërish jemi neve që kërkojmë luks. Paqësisht ti je injoruar total”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca teston raketën e re bërthamore, mes tensioneve me Rusinë! I pranishëm edhe Macron

Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar se ka testuar për herë të parë raketën e re balistike M51.3, e cila lëshohet nga nëndetëset. Testimi u...
20:55 | 06/10/2026

Shqetësimet mjedisore, Google duhet të ndalojë punimet në qendrat e të dhënave në Finlandë

Google është urdhëruar të ndalojë përkohësisht punën në dy qendra të të dhënave në Finlandë, pasi nuk ka kryer vlerësimet e nevojshme të ndikimit mjedisor...
20:37 | 06/10/2026

BE pritet të miratojnë të mërkurën sanksione të reja të rëndësishme ndaj Rusisë

Të dërguarit e BE-së pritet të miratojnë rreth 1,650 emërtime të reja të mërkurën sipas regjimit të sanksioneve të bllokut për Rusinë, me shumicën e...
19:21 | 06/10/2026