SYRI TV/ Digjet vendgrumbullimi i plehrave, tymi mbulon qytetin e Kuçovës

21:39, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i madh ka përfshirë vendgrumbullimin e plehrave në Kuçovë, ku tymi ka mbuluar gjithe qytetin duke shkaktuar probleme me ndotjen për banorët. Denoncimi është bërë nga ish deputeti Lefter Maliqi i cili thekson se tenderi korruptim për pastrimin ka shkaktuar këtë krim mjedisor

Një zjarr ka përfshirë plehrat në afërsi të qëndrave të banura në Kuçovë duke shkaktuar panik te banorët. Mësohet se zjarri ka rënë në një zonë ku hidheshin inerte, por së fundmi janë hedhur edhe plehra dhe për këtë arsye zjarri është përhapur me shpejtësi.

Edhe era ka favorizuar flaket e zjarrit teksa tymi ka mbuluar qytetin e Kuçovës duke ndotur ambientin dhe shkaktuar probleme me banoret. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar pas kater orësh 

Ish deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar  ngjarjen duke e cilësuar krim i rëndë mjedisor.

Kompania që ka marrë tenderin e pastrimit në Bashkinë e Kuçovës është “Viola Green”.  Denoncimi i emisionit PLUG në Syri TV sqaron se kjo kompani “Viola Green” është themeluar dhe e lidhur me Ervin Demon, dikur kryebashkiak i Beratit, sot ministër i Brendshem.

Kjo kompani ka marrë tenderin mbi 173 milionë lekë të rinj për këtë shërbim. Është kompani që përfitimet i ka pasur pikërisht nga tenderat që ka marrë nga bashki të ndryshme, pra miliona euro shkojnë për klientët e qeverisë me tendera, dhe në fund punonjësit lihen edhe pa u paguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco