Kurti propozon Justina Shiroka Pula për Presidente

6 Tetor 2026 | 22:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media ka propozuar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula për Presidente. Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje do t’i votojë ndryshimet në lexim të dytë në ligjin për Specialen, nëse PDK zotohet se merr pjesë në votim për kandidaten e re.

“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për president, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht. Në një seancë me dy pika. Pika e parë, leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë, dhe pastaj votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti.

I pyetur nga gazetarët nëse ka kontaktuar me Shiroka-Pulën, Kurti tha: “Ajo ka qenë ministre e PDK-së, le ta bind, kryetari Bedri Hazma, unë jam dakord”.

Kurti më parë i ka bëri thirrje PDK-së që të votojë njërin nga kandidatët për president, Glauk Konjufca apo Feride Rushiti në këmbim të votave të LVV-së për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e quajti joserioze për vendin propozimin e Kurtit. Sipas tij, ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.

6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, nëse Kuvendi dështon, ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Skemë për të bërë Konjufcën president”, Mulaj: Kurti po tallet, po të ishte burrë shteti, do ta kalonte ligjin

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, e ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar bllokadën politike në Kosovë sa i përket zgjedhjes së...
22:14 | 06/10/2026

Hamza refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka quajtur joserioze për vendin atë se çka deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen...
20:51 | 06/10/2026

Kurti: Ia votojmë PDK-së ligjin për Specialen, nëse votojnë për president mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit

Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kur kanë mbetur...
20:05 | 06/10/2026